Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, ta luftojnë atë

Kryetari i Prishtinës dhe anëtari i kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka komentuar nënshkrimin e  memorandumit nga ambasadori britanik Ruairi O’Connell, kryeparlamentari Kadri Veseli e kryeministri Isa Mustafa. Me këtë rast ai ka shkruar: “Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të Quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e uzurpimit  të shtetit. Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDK-në dhe Isën, në Termokosin e uzurpuar kryetari dhe nënkryetari i PDK-së për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet”, ka thënë ai. “Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, edhe ta luftojnë atë ka saktësuar Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …