KUR

Sindikata Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”: Bordi nuk ka respektuar rregullat ligjore dhe shkarkimi

Sindikata Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Gjelosh Vataj dhe zyrtarit të lartë të financave, Selatin Retkoceri nga bordi i kompanisë, duke thënë se bordi nuk ka respektuar rregullat ligjore dhe shkarkimi i tyre ndodhi pa u njoftuar sindikata dhe pa analizuar fare sa po e dëmtojnë këtë kompani. Sipas sindikatës, është dashur të caktohet data, rendi i ditës së mbledhjes për shkarkimin, të njoftohet sindikata dhe të sqarohen mirë pse u shkarkua shefi ekzekutiv herën e parë dhe pse u rikthye nga ky bord. Sindikata thotë se po i njëjti bord prapë pa asnjë njoftim shkarkoj kryeshefin ekzekutiv dhe zyrtarin e lartë të financave, me një vendim dhe për të njëjtën fajësi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …