Hekuran Murati

Sipas ministrit, Hekuran Murati, fajet për mos uljen e çmimeve i ka Lidhja Demokratike e Kosovës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka lënë të nënkuptohet se fajet për mos uljen e çmimeve i ka Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ka shkruar se fajet për këtë qëndrojnë te Lidhja Demokratike e Kosovës e cila e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për çmimet tavan dhe për këtë shkak, shumë produkte vazhdojnë të mbajnë çmim të lartë. “Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6. 3 për qind, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë. Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg. Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët. “Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve”, ka shkruar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Koalicioni, AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, ka mbajtur tubime elektorale në Vitomiricë të Pejës dhe në Rogovë të Hasit

Koalicioni,  AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal,  ka   mbajtur tubime elektorale,   në Vitomiricë të Pejës dhe në …