Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Aleanca strategjike: Shqipëri-Amerikë-Turqi III

Që prej rreth 2 shekujsh vepron aleanca antishqiptare Athinë-Beograd- Rusi, si një aleancë pansllavo-helenike antishqiptare dhe antiperendimore e cila funksionon edhe sot po ta shikosh vetëm në një aspekt, në atë që kanë bërë ata për ta asgjësuar kombin shqiptar si dhe në lobimin kundër Pavarësisë së Kosovës. Si kundërpeshë ndaj kësaj aleance tashmë, pas renies së komunizmit në Shqipëri, është kristalizuar dhe funksionon aleanca strategjike Shqipëri-SHBA-Turqi. Politika e Shqipërisë në këto vite të tranzicionit nëse ka ndonjë arritje, më kryesorja  është ajo në planin kombëtar strategjik të orientimit të saj euroatlantik, që është: formimi i aleancës  strategjike të Shqipërisë  me SHBA-në dhe me Turqinë të cilat kontribuan dhe ndikuan që Shqipëria të antarësohet në NATO; gjë e cila e promovoi  realisht Shqipërinë si aktor dhe  faktor potencial politik dhe gjeostrategjik shumë të rëndësishëm në Ballkan, për herë të parë në historinë e saj.

Madje, Shqipëria u bë dhe faktor kyç për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur akoma, atë të Ballkanit.

Me krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës pozita e shqiptarëve në Ballkan është fuqizuar shumë, dhe kjo arritje i dedikohet më së shumti ndihmës dhe përkrahjes kryesisht SHBA-së si superfuqia globale ekonomike, politike, ushtarake, demokratike dhe udhëheqëse e Botës, si dhe të ndihmës dhe përkrahjes së gjithanshme edhe të aleatit tjetër më të rëndësishëm potencialisht, si ekonomikisht ashtu dhe ushtarakisht në rajonin e Ballkanit si dhe më gjërë, të fuqisë së dytë të NATO-s,Turqisë. Në arsyetimin tim për këtë artikull kam marrë në konsideratë atë se çfarë ka deklaruar Presidenti i ri amerikan Z. Trump se: Amerika do të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë mirë me Amerikën.Politika amerikane në marrëdhëniet me shtetet e tjera është shumë pragmatike për faktin se po të mbetej duke parë e vështruar të kaluarën ajo nuk duhet ta kishte aleat Gjermaninë si isharmike në  Luftën e Dytë Botërore ( 1939-45), si dhe as  Japoninë që po gjatë asaj lufte për SHBA-në Japonia ishte  armikja më  e pamëshirshme, por ama, sot SHBA- ja e ka Japoninë aleatin më të madh strategjik në Paqësor. SHBA ka si aleat strategjik edhe shtetet arabe si Arabinë Saudite p.sh.,  po ashtu edhe Turqinë. Pra, SHBA ndërton marrëdhënie të mira me të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë mirë me SHBA- në dhe nuk gërmojnë dhe e kthejnë vëmëndjen nga e kaluara, se po të ishte kështu SHBA duhet të kishte pasur marrëdhënie të mira dhe pas  Luftës së Dytë Botërore me ish-Bashkimin Sovjetik dhe sot me Rusinë  pasi ata ishin aleatë të mëdhenj me njëri-tjetrin në Luftën e Dytë Botërore.

Dua t’ju kujtoj turkofobëve shqiptarë të cilët mundohen të dëmtojnë sa të munden marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke duke përdorur si “justifikim” të kaluarën e sundimit otoman në Shqipëri se: A nuk është zhvilluar edhe një luftë e madhe ndërmjet SHBA – së dhe Britanisë së Madhe në vitet 1776-1783, prej së cilës SHBA fituan pavarësinë nga Britania e Madhe, dhe pavarësisht kësaj SHBA dhe Britania janë aleatë të mëdhenj gjithnjë, pasi po të gjykojmë sipas “logjikës” së turkofobëve nuk do të duhet që amerikanët ta kishin si aleat kryesor strategjik global, Britaninë si ishkolonizatore.

Pra duke pasur aleat strategjik SHBA-në,  dhe Turqinë, për shqiptarët është edhe nje aleat tjetër i madh per ta edhe Britania e Madhe, si aleatja strategjike historikisht me e madhe, më e fuqishme  dhe më besnike e SHBA-së, e cila ka qenë aleate edhe e Perandorise Osmane ne shekujt 18 e 19 kundër pansllavizmit antiperendimor të udhehequr nga Rusia; Britania, aleatja më besnike dhe serioze e SHBA-së në Luftën për clirimin e Kosovës si dhe në Luftën e Gjirit Persik, të Irakut si dhe në politikën në Lindjen e Mesme së bashku me Turqinë.

Me këta aleatë të mëdhej që ka Shqipëria tani, dhe që do t’i ketë gjithmonë, kurrë nuk mundet të përballet dhe as nuk guxon të konfliktohet me to Rusia dhe satelitet e saj për interesa të Serbisë.

Pra them  se ajo që deklaroi Presidenti Trump për marrëdhëniet e Amerikës, atë vizion duhet ta kemi edhe, Ne, Shqiptarët, për Shqipërië dhe Kosovën që: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë marrëdhënie të mira me të gjithë ata që dëshirojnë  ta kenë mirë me Shqipërinë dhe me Kosovën, dhe se ata të cilët na duan të mirën dhe që e kanë shprehur por edhe treguar me fakte  SOT janë perëndimi,  por sidomos SHBA dhe Turqia.

Nuk mund të parashikohet se çfarë mund të ndodhë me NATO-n dhe as me BE-në, pasi: shpesh BE mbërthehet nga kriza e mosmarrëveshje si dhe tani pas largimit prej saj të Britanisë së Madhe, por interesi i Shqipërisë kërkon që ta respektojmë dhe t’i qëndrojmë besnik gjithmonë, sidomos aleatit tonë të madh  SHBA-së  si dhe Turqisë, dhe të afrohemi më tepër edhe me Britaninë e Madhe si aleatja më e madhe e SHBA-së.

Ata të cilët, qoftë hapur apo tinëz dhe djallëzisht që  punojnë kundër kësaj aleance strategjike Tripalëshe, SHBA-Shqipëri -Turqi, ata janë jo vetëm turkofobë por edhe kundër interesit kombëtar shqiptar dhe atij të SHBA-së.

Për çdo shqiptar: SHQIPËRIA ËSHTË DHE DO  TË JETË E PARA, kuptohet që Shqipëria është ajo kudo ku  janë trojet shqiptare.

Shqiptarët nuk diskutohet se janë populli më proamerikan në botë si mirënjohje për atë se çfarë SHBA ka bërë për shqiptarët dhe që dihen tashmë, por edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve e pranojnë edhe Turqinë si aleat të saj strategjik, madje në sinkron me këtë ka qenë dhe është edhe politika shqiptare  e cila e ka deklaruar edhe ajo Turqinë si aleat strategjik të Shqipërisë, kështu kanë deklaruar edhe diplomatët shqiptarë, edhe kryetarët e kryeministat e saj të zgjedhur nga populli shqiptar si S.Berisha, F. Nano, I. Meta, P. Majko dhe tani së fundi edhe  Kryeministri Rama dhe Presidenti i Shqipërisë Nishani.

Tashmë pas 25 viteve të shëmbjes së diktaturës komuniste ka ikur koha, dhe zor mund të ketë njeri që t’u besojë  më përrallave politike të sllavo-komunizmit  me “gogolin otoman” dhe të “rrezikut amerikan për Shqipërinë” , të sajuara dhe të frymëzuara nga  aleanca sllavo-ortodokse antishqiptaro-amerikano-turke.

Kur thuhet se SHBA dhe Turqia janë aleatë strategjik të Shqipërisë, dikush apo disa, që janë vetëm një pakicë menjëherë thonë se ky është turkofil, por djallëzisht dhe me hipokrizinë që i karakterizon nuk e di përse nuk thonë edhe  se është edhe amerikanofil.

Sipas tyre edhe personalitetet më të larta shqiptare të cilët i citova më lart si dhe të gjithë ata shqiptarë që janë shumicë e që e dinë dhe e pranojnë se Turqia është aleati apo partneri strategjik rajonal për Shqipërinë edhe ata janë turkofilë, ashtu sikurse edhe  duhet të jenë  shqiptarofilë edhe populli turk  dhe personalitetet më të larta të shtetit turk, dhe  jo vetëm Presidenti  Erdogan, por edhe të gjithë paraardhësit e tij të mëparshëm të Turqisë moderne dhe europiane të cilët e kanë shprehur dhe deklaruar Shqipërinë si aleat strategjik te tyre, si popull mik dhe si vëlla por që edhe e kanë treguar seriozisht se ata sillen si aleatë të Shqipërisë.

Dhe pyesim SOT: se cilët në rajonin e Ballkanit nuk e duan as SHBA-në dhe as Turqinë dhe përse nuk i duan dhe i urrejnë?

Dhe ata janë po ata, të cilët, urrejnë shqiptarët dhe Shqipërinë e që janë sllavët, sidomos serbët  si dhe grekët, dhe përse: sepse fqinjët tanë duke qenë  armiq të papajtueshëm dhe të egër kundër shqiptarëve prandaj dhe nuk u pëlqen që SHBA  së pari  dhe Turqia  të jenë aleatë strategjik të Shqipërisë, dhe këta gjithmonë do të mundohen që të dëmtojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë, por sidomos me SHBA-në. Ata përdorin otomanizmin si justifikim për të fshehur qëllimin e tyre për të dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë por ata më së shumti dëshirojnë dëmtimin e marrëdhënieve edhe të Turqisë me SHBA-në, qëllime këto, që e ka aleanca tradicionale, boshti Athinë-Beograd –Moskë.

SHBA dhe Turqia janë aleatë  ndërmjet tyre si dhe aleatë strategjik të Shqipërisë

Kjo është më se e vërtetë, përderisa SHBA është antare e NATO-s , dhe po antare e NATO-s është edhe Turqia. Ky fakt si dhe faktet e e tjera se në Turqi, superfuqia botërore, SHBA-ja, ka baza ushtarake atje, dhe se Turqia është forca e dytë e NATO-s pas SHBA-së, si dhe fakti tjetër se Turqia ka qenë aleatja më besnike e SHBA-së në kohën e Luftës së Ftohtë me ishperandorinë e djallit, Bashkimin Sovjetik, në Luftën e Gjirit Persik për çlirimin  e Kuvajtit, në Luftën në Irak, si forcë paqëruajtëse mbështetëse në Afganistan dhe së fundi edhe në Luftën kundër terrorizmit në Siri, ku Turqia ka mbajtur mbi kurriz koston më të madhe të pasojave të Luftës civile nga të gjitha shtetet e tjera europiane duke strehuar deri në 5 milion refugjatë.

Dhe sot aktualisht, pasi unë gjithnjë i referohem së tashmes dhe realitetit dhe jo të kaluarës së shkuar e të largët, pasi edhe për të ardhmen është vështirë për të parashikuar; pra për të sotmen them se ata të cilët dëshirojnë ta kenë mirë me Shqipërinë dhe me shqiptarët a nuk janë së pari SHBA dhe Turqia të cilët na kanë shpallur  dhe na respektojnë si aleatë strategjik të tyre?

SHBA  dhe  Turqia, të dyja si aleatë strategjik  të shqiptarëve, dhe prej tyre, sidomos së pari prej SHBA-së, Kosova fitoi Pavarësinë dhe Kosovës i është bërë e mundur edhe njohja nderkombëtare e Pavarësisë së saj prej shteteve  të Europës, Azisë, Amerikës si dhe prej shteteve arabe, aleate të SHBA-së  për faktin se ato pra janë aleatë të SHBA -së.

Dhe po kështu nga vendet muslimane ajo e cila ka kontribuar me shumë në luftën për çlirimin e Kosovës duke qenë antare e NATO-s, si dhe në ndihmën e shtetndërtimit të  Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj është Turqia. Këto janë realitete apo jo?

Pra, kur superfuqia botërore SHBA-ja dhe superfuqia ballkanike,Turqia, e ndihmojnë së pari, por edhe  dëshirojnë ta kenë mirë me Shqipërinë dhe me Kosovën kjo përbën një shans të artë për të gjithë shqiptarët, pasi miqësia dhe aleanca me to është jetike për shqiptarët.

Pra, marrëdhëniet dhe aleanca me SHBA-në si supërfuqia botërore ekonomike, politike, ushtarake dhe paqeruajtëse si dhe me Turqinë, me supershtetin e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme janë jetike për shqiptarët, akoma më mirë kur edhe të tre shtetet, SHBA, Turqia dhe Shqipëria janë dhe antarë  edhe të NATO-s  së udhëhequr nga SHBA.

Dhe a nuk është po SHBA-ja ajo, e cila: mbështet fuqishëm integrimin si të Turqisë dhe të Shqipërisë për në BE. Kjo, pra ndodh, sepse SHBA–ja,  SOT na konsideron të dy shtetet, si Shqipërinë ashtu edhe Turqinë si aleatë besnik të saj, dhe prandaj edhe na mbështet ajo.

SHBA ka aleat strategjik potencial Turqinë, pasi Turqia ka pozitë shumë të favorshme gjeostrategjike dhe politike si një barrierë e pakapërcyeshme për ekspansionin antiamerikan dhe antishqiptar ruso-kinez si dhe kundër terrorizmit. Pra SHBA-së i intereson një Turqi e fortë, por më së shumti një Turqia e fortë i intereson Europës e cila cuditërisht nuk e ka pranuar akoma Turqinë si Antare të BE-së, Turqia e cila ka që prej 100 vitesh orientim europian, e integruar në NATO dhe që aspiron dhe kërkon të bëhet antare e BE-së.

 Nëse Turqia do të ishte antare e BE-së, ajo e cila do të përfitonte më së shumti ekonomikisht, gjeopolitikisht e gjeostrategjikisht së pari është vetë BE-ja dhe pastaj Turqia, pasi Turqia është një popull mbi  80 milion banorë dhe me një territor shume të madh e shumë të pasur si dhe  në pozicionin më të mirë gjeopolitiko-strategjik  mes Lindjes dhe Perëndimit.

Një aleancë e fortë SHBA-Turqi është sidomos në favor të Shqiptarëve më shumë se për cdo vend tjeter të Ballkanit. Për shqiptarët gjithmonë interesi i tyre do të jenë marrëdhëniet e mira, miqësore dhe strategjike sidomos me SHBA-në dhe me Turqinë edhe për faktin se në të ardhmen ndoshta edhe NATO apo edhe BE mund të shpërbëhen., por aleanca Shqipëri-SHBA -Turqi mbetet jetike për shqiptaret. Pa SHBA-në, edhe Europës, pra BE –së, nuk i dihet e ardhmja dhe perspektiva e saj, dhe jo më për Shqipërinë dhe për Kosovën; ndërsa në rajonin e Ballkanit  kush tjetër  është për shqiptarët aleat strategjik përveç Turqisë?

Këtë tashmë e kanë të qartë edhe politika si dhe shumica e shqiptarëve, si edhe atë që duket: se BE-ja po tregon një farë anshmërie dhe serbofilie të dukshme në raportet e saj me Serbinë dhe Kosovën, BE e cila po mban anën e krimit dhe të genocidit të Serbisë dhe jo të viktimës, Kosovës; BE e cila padrejtesisht mban larg integrimit Shqiperine dhe Kosoven.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …