Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Arsyet përse opozitës në Shqipëri nuk i besojnë akoma shumica e shqiptarëve

Më 27 Janar 2018 u zhvillua nga opozita një protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Kjo protestë në të vërtetë ishte parashikuar dhe motivuar si një reagim kundër zgjedhjes së Kryeprokurores së Shqipërisë, pasi me zgjedhjen e saj filloi edhe funksionimi i VETTING-ut.

Pra motivi real dhe tinëzar i protestës së opozitës, kauza e saj ishte protesta Anti-VETTING, antidrejtësi dhe anti- SHBA  dhe anti- BE.

Të telendisurit, dështakët dhe korrupsioni e krimi të frikësuar nga VETTING-u, për një muaj e gjysmë bënë maksimumin për të mobilizuar qytetarët shqiptarë që të dalin në protestë, për ta shfrytëzuar pjesmarrjen e protestuesve për presion jo vetëm kundër qeverisë por edhe kundër SHBA dhe BE me qëllim që ata të bëjnë lëshime për t’i shpëtuar VETTING-ut.

Pra qëllimi i tyre është i qartë:është shfrytëzimi i revoltës kolektive për ta mbrojtur veten e tyre nga drejtësia, pra për ta përdorur pjesmarrjen kolektive si avokature numerike njerëzore për shpëtimin politik dhe nga drejtësia të tyre, pra ata mendojnë për të shfrytëzuar pakënaqësitë e qytetarëve për interesat e tyre personale, për hallin dhe panikun që i ka kapur nga VETTING-u.

Megjithë gjëndjen në Shqipëri, të mosrealizimeve të politikës dhe të pushtetit të “Rilindjes” dhe të kryeministrit Edi Rama, populli shqiptar nuk është i bindur dhe nuk i beson më kësaj opozite të pandryshueshme politike të sotme  në Shqipëri, sepse janë po ata të cilët në mynyrë të ashpër u ndëshkuan me votë  dhe me meritë shumë rëndë: në zgjedhjet e vitit 2013, në ato të vitit 2015 dhe në këto të vitit 2017.

Kjo opozitë me këta farë liderësh opozitarë janë tejet të konsumuar ,të diskredituar dhe të neveritshëm sa që kur dalin dhe kërkojnë pushtet dhe akuzojnë të tjerët për ato, për të cilat vetë ata janë  arkitektët dhe kampionët e të këqijave, dhe kjo vetëm sa krijon vjellje shpirtërore dhe alergji morale te shqiptarët.

Në opinionin e tyre qytetar shqiptaret janë dakord se duhet ndryshimi i qeverisjes së sotme ,por hallin dhe shqetësimin qytetarët e shprehin me pyetjen se: kujt t’i besojmë, kush do të qeverisë, kush do të vijë  pas kësaj qeverisje jo të mire të sotme?!

A mos duhet të vijnë përsëri po këta  dhe po këto fytyra të cilët ishin dhe i provuam më parë ,të cilët nuk lanë poshtërsi, krim dhe korrupsion pa bërë?!

Pra, kujtesa kolektive popullore akoma i ka të freskëta “bëmat” e tmerrshme të Partisë Demokratike dhe të satelitëve të saj te cilët i janë ngjitur pas këpuce asaj edhe sot.Çfarë ka të freskët qytetari shqiptar për ishpushtetin berishist, apo më sakt çfarë të mire panë Shqipëria dhe shqiptarët prej Sali Berishës, prej këtij rrënimtari të pashoq?

Gjithçka e keqe pothuajse e ketij tranzicioni 27 vjeçar pas vetërënies së komunizmit në Shqipëri buron nga të ashtuquajturat reforma  “demokratike”(antisociale dhe antikombëtare) të  këtij rrënimtari duke filluar si me: ligjin e tokes dhe të pronave, politikë e cila i ka çuar shqiptarët nëpër gjyqe, deri në Strazburg dhe në vetëgjyqësi ku kanë humbur jetën për konflikte pronësia mijra e mijra shqiptarë.

Reformat e këtij rrënimtari sulmuan  dhe shkatërruan shtetin , autoritetin e tij dhe pasuritë e tij: u sulmua, u vodh, u grabit, u rrënua dhe u privatizua falas prej falangave të pushtetit të tij gjithçka çfarë ishte krijuar me mundin, gjakun dhe me punën e djersën e shqiptarëve.

Po ky model rrenimi antishtetëror e antisocial ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë edhe në Kosovë , me shtetin, me shoqerine dhe me pasurite publike e ndermarrjet strategjike kombetare edhe atje .Po ky model qeverises politik autokratik dhe korruptiv i Partisë Demokratike të Shqipërisë është zbatuar e kopjuar dhe ka infektuar gjithë polikën jo vetem në Shqipëri por edhe PDK, LDK dhe  “Vetvendosja” në Kosovë  dhe  politikën shqiptare në tërësi.

Berisha është mashtruesi dhe spekulatori më i madh me demokracinë shqiptare, është manipulatori  dhe shfrytëzuesi për interesa të tij personale politike dhe pushteti i shtresës së të persekutuarve politikë dhe i desidencës antikomuniste, i cili ka spekuluar me vuajtjet e tyre  sa për t’ua marrë votën dhe që kurrë ai nuk bëri asgjë për integerimin politik të tyre.

Sali Berisha është autori i shkatërrimit “demokratik”të ushtrisë shqiptare; i ngritjes së firmave financiare piramidale.

Ai është autori i instalimit, kultivimit dhe i kulturalizimit të sistemit të vjedhjes, blerjes dhe i manipulimit të zgjedhjeve demokratike; Berisha është autokrati më i madh në Europë prej të cilit ,për pushtetin personal të tij dhe të Partisë së tij, ai e çoi Shqipërinë në prag të luftës civile në vitin 1997, dhe në grushtin e shtetit të vitit 1998.

Sali Berisha në pushtetin tij të parë 1992-97, dhe në të dytin 2005-2013 ka hipotekuar në histori dhe në kujtesën kolektive historike të shqiptarëve edhe tradhëtinë kombëtare kunder Kosovës me shkeljen e embargos ndërkombëtare të naftës kundër Millosheviçit; pushteti i tij i “fali” Greqisë 355 km2 hapësirë ujore; ai dhe pushteti i tij miratoi ndërtimin në territorin shqiptar të Shqipërisë të  varrezave të ushtarëve pushtues grekë.

Për pushtetin ,për korrupsionin e pushtetit të tij dhe të grupit të të tij të cilët  ishin edhe në krye të kësaj proteste edhe sot bashkë  me të tjerët, ishin të përhershmit kryetarë të vegjël të cilët nuk kanë  as vlera politike, as kombëtare, nuk kanë as antarë,as ushtarë, as vota, si D. Shehi, si N.Ndoka dhe A. Duka;ishte në  krye të saj edhe Fatmir Mediu, ishministri i mbrojtjes së Berishës i cili bashkë me ishkryeministrin e tij Berisha bënë krimin shtetëror në Gërdec, ku u vranë 27 shqiptarë, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u rrafshuan 5 fshatra, dhe këtij Mediut na i paska mbetur ndonjë fije moral që të na bëjë politikë akoma, kur ai duhet  të ishte dënuar për atë se çfarë krimi është bërë kur ai ishte ministër mbrojtje.

Prej korrupsionit dhe prej pushtetit të tij u vranë 4 protestues shqiptarë pse protestuan paqësisht për votën e lirë, për transparencë të zgjedhjeve. Është dështim dhe mjerim i madh për PD-në e cila shpresën për të ardhë në pushtet e ka te LSI-ja, te ishaleatja e saj, të cilët së bashku, ishpushteti PD-LSI, janë autorët e këtij krimi të rëndë shtetëror.

Berisha dhe pushteti i tij duhet të përgjigjen edhe për megaskandalet korruptive të rrënimit të ndërmarrjeve dhe të pasurive strategjike të shtetit shqiptar si p.sh. privatizimi korruptiv i Operatorit të shpërndarjes së energjisë dhe të karburantit ,të ARMO-s; ishte politika e famshme e Berishës “Shqipëria një euro”ajo e cila nxori në ankand Shqiërinë ; ishte politika e tij ajo e cila e zhyti Shqipërinë në një borxh të thellë duke e bërë Shqipërinë, vëndin më të varfër të Europës, edhe si një prej vëndeve më borxhli në Botë; ishpushteti i tij   merrte borxhe të reja për të shlyer ato të vjetra, vëndi që merrte borxhe për  te paguar pagat e administratës, ishqeveria e tij merrte borxhe si askush tjetër me përqindje interesi dyshifrore.

Dhe ajo e cila i ka bërë dëmin më të madh shqiptarëve dhe Shqipërisë, prej asaj të cilat rrodhën dhe iu erdhën shqiptarëve gjithë këto të zeze është shkatërrimi, asgjësimi dhe kapja prej tij e sistemit të drejtësisë; ku pushteti berishist e privatizoi  si pronë të tij edhe drejtësinë.

Reforma personale e tij në sistemin e drejtësisë është grushti më i rëndë që iu dha shtetit të së drejtës, shoqërisë, demokracisë, patriotizmit, intelektualizmit dhe integrimit të shqiptarëve.

Prandaj PD dhe kryetari i saj fantazmë, Sali Berisha, janë ata më kryesorët që e kundershtuan miratimnin e Reformës në Drejtësi, por që vazhdojnë sa të munden edhe me protesta për ta penguar zbatimin e saj. Këtë e bejnë nga halli se tashmë ai dhe shpura e ishservilëve të pushtetit të tij do të japin llogari për ato se çfarë u kanë bërë shqiptarëve, Shqipërisë, interesit dhe prestigjit kombëtar.

Pra arsyeja më kryesore se përse kjo opozita aktuale nuk është e besueshme te shqiptarët është fakti se: përderisa mbi 90% e shqiptarëve nuk besojnë te drejtësia , ata nuk kanë pse të besojnë më te kjo opozitë ,te Sali Berisha dhe të tjerët rreth tij ,sepse këta janë autorët e instalimit të këtij sistemi drejtësie të kapur prej tyre, të korruptuar dhe të kriminalizuar , për çmontimin e së cilës u angazhuan SHBA dhe BE.

Berisha dhe PD nuk jane më të besueshëm te Perëndimi, sepse pavarësisht katasrofës së madhe që u erdhi shqiptarëve nga pushteti-berishisto-pd-ist  i vitit 1997, megjithatë  Perendimi e perkrahu dhe e certifikoi Berishën dhe PD-në përsëri në vitin 2005 si kryeministër,  i cili zhgënjeu shumë rëndë edhe perëndimin ,por së pari zhgënjeu  shumë rëndë shqiptarët të cilët e ndëshkuan ashpër me votë në vitin 2013.

Perendimi ia “njohu” edhe ia pranoi Berishës edhe vjedhjet e votave në vitin 2009,heshti  edhe për korrupsionin, për kapjen dhe kriminalizimin e drejtësisë .Por tani  perëndimi nuk i beson kësaj opozite të sotme të cilët janë po ata, Perëndimi ashtu sikurse edhe opinion i gjërë i brëndshëm në Shqipëri, nuk i beson opozitës  së sotme akoma të pareformuar, pa program ,pa alternativë dhe pa vision  dhe e cila nuk është distancuar nga e kaluara e saj jo e largët dhe që nuk është ndarë nga berishizmi dështak, por akoma ka mbetur me retorikë bajate. Për Partinë demokrarike, për lidershipin e saj  dhe për Sali Berishën , shkakun pse ajo është në këtë gjëndje po e “kërkon” duke fajësuar  SHBA dhe te BE , duke akuzuar  diplomatët dhe ambasadorët e tyre, po e kërkon duke kundërshtuar VETTING-un,  dhe “AntiVETTING-u” është kauza e protestave të opozitës si ajo e Dhjetorit 2017 ashtu edhe kjo  e 27 Janarit 2018

PD është partia politike e cila ka nevojë më shumë se çdo parti politike tjetër në Shqipëri për VETTING, për pastrim , për dekomunistifikim të radhëve të saj, për pastrim nga ishsigurimsat e shtetit dhe për pastrim prej individëve me rekorde kriminale dhe korrupsioni, pasi vëtëm kështu mund të fillojë rilindja e saj dhe e së djathtës shqiptare, autor i rrënimit të së cilës është ishkomunisti me stazhin më të gjatë të antarësisë në Partinë Komuniste Shqiptare, ishsekretari i organizatës më të rëndësishme të saj, ishmiku dhe besniku e familjes së ngushtë të diktatorit komunist i cili uzurpoi Partinë Demokratike që me krijimin e saj, e udhehoqi, e shfrytëzoi, e keqpërdori deri sa e rrënoi dhe e solli edhe atë ashtu si edhe Shqipërinë në këtë derexhe ku gjëndet sot.

Pas dështimeve të mëdha politike në rrugë demokratike, në zgjedhje, në politikën opozitare në parlament, me protestat e dëshpëruara paqësore ndoshta tani PD e LSI mund të fillojnë të përdorin forma të tjera jo demokratike si djegie të mandateve të deputetit dhe forma të tjera destabiliteti pasi PD akoma derigjohet në hije nga mjeshtri i destabilizimeve,nga rrënimtari Sali Berisha.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …