Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Mediet mercenare dhe manipulatore helmojnë dhe përçajnë opinionin

Natyra e shumicës së medieve shqiptare si ato vizive dhe të shkruara janë ashtu si politika dhe si korrupsioni në Shqipëri, janë palë me to dhe në funksion të interesit të ngushtë materialist mediatik.

Morali mediatik në Shqipëri ka mbi te gjitha interesin dhe paranë ashtu si politika, si drejtësia dhe tërë sistemi aktual në Shqipëri , dhe si të tilla, këto media ashtu si politika dhe drejtësia, edhe ato përçajnë , manipulojnë  dhe helmojnë opinionin.

Në emër të informimit mediet shqiptare janë aktorët kryesorë të propagandës mediatike negative, ku ato të cilat këto media i japin si lajme pompoze janë ekspozimi në publik i lajmeve eksituese dhe banale, krimeve ordinere, brenda familjes, krime  të turpshme seksuale, pornografinë dhe shthurjen morale.  Mediet vizive në Shqipëri madje krimet i paraqesin edhe në formë seriale si telenovela, pasi në vazhdimësi u kthehen dhe u rikthehen lajmeve me ngjarje kriminale, të cilat më shumë jipen si qëllim edhe për të përhapur kulturën e krimit dhe  te amoraliteteve te tjera si diçka normale për shoqërinë.

Mediat shqiptare nuk kanë aspak profesionalizëm dhe janë media të cilat japin informacionet dhe opinionet siç dëshiron, përzgjedh dhe urdhëron pronari i gazetës  dhe sidomos televizioni.

Televizionet nuk duhet të lexojnë dhe të reklamojnë që nga mëngjesi e pothuajse gjatë tërë ditës lajme mediatike negative  dhe  sidomos  disa gazeta të neveritshme të disa farë pronarësh , të cilat nuk shiten e nuk lexohen nga askush. Janë disa media me demek të pavarura por që realisht janë jo të varura, por media servile e mercenare që i shërbejnë vetëm pronarit dhe patjeter ndonjë klani politik dhe biznesi jo të pastër dhe parasë pa marrë parasysh kanaleve të nëntokës  se nga vijnë ato.

Nuk është e vështirë për të konstatuar që  media e shkruar dhe sidomos videopushteti mediatik, televizioni, shkon në atë kahje të pushtetit  që merr  qeverisjen.

Janë media tërësisht politike dhe thellësisht  servile ,mercenare dhe materialiste.

Edhe pozitivitetin, edhe te drejtën, edhe të vërtetën ato i manipulojnë dhe  i keqpërdorin hapur, por ato të cilat duken  dhe vetë reklamohen si media realiste, opozitare, “të mëdha”,  kombëtare dhe të pa anshme e kanë shumë të zhvilluar shqisën e finesës së manipulimit me intriga dhe me hipokrizi të ngjarjeve , informacioneve dhe lajmeve  që “ngrenë peshë” dhe të bujshme. Televizionet shqiptare japin vogëlsira informative ,të mirëllogaritura për në favor të politikës dhe të përfitimeve mediatike, te cilat më shumë përçajnë , gënjejnë e mashtrojnë publikuan me qëllim për ta fabrikuar një njeri të ri që  të kënaqet e të mjaftohet me ato se çfarë i jep media e fabrikuar së cilës i intereson tërheqja  sa më shumë shikues.

Kështu pra, shumica e medieve janë politike , si politikë e përdalë, e cila nuk e ka problem që të ndërrojë dhe t’i shërbejnë padronit i cili i paguan më shumë, dhe t’u shërbejë atyre të cilët kanë pushtet ekonomik e politik. Pothuajse edhe të gjith televizionet : emisionet e lajmeve, ato të dëfrimit, të kulturës, humorit; emisionet investigative, politike , ekonomike, historike e akademike dhe ato diplomatike para se media t’i paraqesë, ato fillimisht kalojnë imtësisht në filtrin e paracaktimit, të seleksionimit dhe të parapëlqimit nga ana e pronarit dhe e stafit mediatik, të politikës e të pushtetit, madje shumë gjëra mbahen dhe përdoren si mjete presioni, manipulimi e kërcënimi për përfitime në këmbim të mos paraqitjes dhe mosbërjes publike të tyre.

Kështu veprojnë edhe ato emisione të cilat mbahen për emisione investigative  të cilat bëjnë zhurma të mëdha për gjëra të vogla por manipulojnë me skandalet e mëdha të njerëzve VIP-a të cilët për t’i mbuluar ato nuk e kanë asgjë që t’i paguajnë dhe t’i blejnë  mediat.

Shumica e mediave vizive në Shqipëri kanë vite , që me krijimin e tyre të cilat janë  arrogante dhe ia kane mbyllur ekranin njerëzve  dhe intelektualeve të vërtete.Pronësia private mediatike në Shqipëri është pothuajse tërësisht proinstitucioneve shtetërore dhe politike të ideologjizuara politikisht ku prej tyre përjashtohen grupet e dobëta dhe të paorganizuara si dhe individët potencialë intelektualisht.

Ata: mediatikët, politikanët, pushtetarët, injorantët VIP-a, ata të parasë  etj.,  kooperojnë dhe shetisin nga njëra studio te tjetra veten e tyre , injorantët e tjerë dhe shokët , miqtë  e të afërmit e tyre, dhe pra kështu u bëjnë embargo mediatike pozitivizmit, intelektualizmit , moralizmit dhe patriotizmit real të cilëve ua kanë ndaluar të drejtën e botimit dhe daljen në ekran. Pavarësisht se mediat duken dhe vetëquhen si media të lira dhe të pavarura, por në fakt janë të prangosura nga interesi, materializmi, korrupsioni, mediokriteti e injoranca   dhe nga servilizmi e mercenarizmi ndaj pushtetit dhe politikës. Mediat, shumica e tyre, kanë marrëdhënie simbiotike kooperimi me qeverisjen dhe me paranë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …