Brickos

Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Tronditet dhe ndëshkohet establishmenti politik në Kosovë

Me 6 Tetor 2019 votuesit në Kosovë ndëshkuan ashpër me votë elitën politike të keqe, të kriminalizuar, të korruptuar, antipublike dhe të papërgjegjshme; ndëshkuan mafio-oligakinë politike që kishte kapur shtetin, që kishte bllokuar sistemin dhe integrimin.

Dhe kjo ndodhi me 6 Tetor 2019, kur vota popullore bëri ndryshimin  madh: ndëshkoi ashpër elitën dhe establishmentin politioko-oligarkik që kishte kapur dhe asfiksuar shtetin, demokracinë, drejtësinë dhe zhvillimin e integrimin.

E gjithë politika dhe padronët e saj e të pushtetit që janë akuzuar ,damkosur dhe akuzuar e demaskuar publikisht dhe ndërkombëtarisht verdikti popullor i dha ndëshkimin e merituar me 6 Tetor 2019.

Mori ndëshkimi e merituar PAN dhe klanet oligarko-mafioze të atyre që e sunduan Kosovën në këto vite sikur ajo të ishte shtet, shoqëri, territor e pasuri private e tyre e të cilët bënë zulllumet me tenderat, me investimet, me paranë publike; me uzurpimet, zaptimet dhe privatizimet korruptive të pronës publike  e shtetërore, u ndëshkuan rrënuesit e territorit  dhe ata që bënë batërdinë me lejet abuzive të ndërtimit etj. etj.

U ndëshkua rëndë politika e  tradhëtive kombëtare dhe e pazareve me territorin dhe me trojet shqiptare të Kosovës, u ndëshkua rëndë politika e klasës politike e të të gjitha atyre partive politike dhe të kryetarëve te tyre, të cilët kanë bashkëqeverisur me PDK-në e Hashim Thaçit, si AAK, NISMA  dhe aventurieri politik dhe matrapazi, Behxhet Pacolli.

U ndëshkuan politika dhe politikanët e  marrëveshjeve antiKosovë,  Hashim Thaçi dhe Edi Rama; pësoi humbje katastrofike Shpend Ahmeti, kryekomunari I Prishtinës ku prej imazhit të keq dhe të perceptimit publik negativ të tij , forca politike e tij mori ndëshkim dhe pësoi humbje katastrofike.

Vota popullore iu është besuar tashmë dy partive meritore për të, VETVENDOSJE-s dhe LDK-së. Rezultati që arriti LDK në këto zgjedhje, një përqindje mjaft e kosiderueshme e saj erdhi si meritë personale e Vjosa Osmanit si kandidatja më e merituar për kryeministre dhe për të qeverisur Kosovën. Sikur të mos ishte rizgjedhur kryetar i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka kusuret, imazhin dhe përgjegjsitë e tij për bashkëqeverisjen e pamotivuar të LDK-së me PDK -në e Thaçit, bashkëqeverisje e cila ka qenë ekstremisht kundër vullnetit të antarësisë dhe të simpatizanëve të LDK-së, LDK do të kishte arritur një rezultat më të madh  dhe padiskutim që do të kishte dalë forcë e parë politike.

Dhe në këto kushte gjykatësi popull me votën e tij e votoi “VETVENDOSJEN” e Albin  Kurtit , kjo sepse ajo  nuk ka mbi supe dhe nuk është e ndotur  nga qeverisja e pushtetit qëndror, sepse ajo nuk ka qenë asnjëherë në pushtet dhe nuk është e infektuar nga pushteti ,korrupsioni, hajdutëria, zullumi dhe as nga tradhëtia publike dhe e interesave kombëtare ashtu siç janë komsumuar me këto akuza , sjellje e vepra partitë e tjera politike të cilat morën ndëshkimin e meritruar me 6 Tetor 2019.

Qëndrimi i VETVENDOSJE-s ka qenë i papajtueshëm me filozifinë e keqpushtetit të PDK-se; ajo ka qenë kundështar i vendosur dhe i palëkundër kundër pushtetit oligako-korruptiv të PDK-së, kundër pushtetit autokratik e personal të Presdentit Hashim Thaçi, kundër tradhëtive e pazareve me trojet e me territoret, kundër ndarjes së Kosovës.

Prej vitesh , qe nga formimi i saj, VETVENDOSJA ka qenë opozita më e besueshme në betejën politike të saj kundër krimit të organizuar, korrupsionit, hajnisë dhe tradhëtisë publike të të gjitha pushteteve që kanë qeverisur Kosovën.

Prandaj votuesi inteligjent kosovar votoi për më të mirën, për ndryshimin,votoi për VETVENDOSJE-n dhe LDK-në, votoi për Republikën, për shtetin ligjor dhe të së drejtës;votoi për antikorrupsionin, për konsolidimin e pavarësisë e të demokracisë dhe për integrimin e Kosovës.

Le të besojmë dhe le të shpresojmë për ndryshimin përmirësues dhe çmontimin e ndëshkimin e sistemit oligarko-korruptiv,mafioz dhe hajdutokrat.

Le të shpresojmë e të besojmë për çlirimin e energjive politike, patriotike dhe të intelektualizmit të vërtetë e pozitiv.

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …