Sllovakia do ta njohë pavarësinë e Kosovës pasi ta ketë pranuar Serbia

Sllovakia do ta njohë pavarësinë e Kosovës pasi ta ketë pranuar Serbia

Ish-kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës, varet nga përfundimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës atëherë edhe Sllovakia do ta njohë ka konfirmura ajo qëndrimin zyrtar të këtij shteti sllav, i cili është ndarë nga Çekia. Ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që po përballen “me shumë fatkeqësi, përfshirë edhe varfërinë e madhe, para së gjithash në Kosovë por edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Entuziazmi i qytetarëve të vendeve të Ballkanit për t’ u inkuadruar  BE-në po bie, për shkak se nuk shohin një përmirësim të prekshëm në jetën e përditshme.  Sllovakia së bashku me Spanjën, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron janë  pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të  vitit 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …