Brickos

Smajl Latifi: 35 vjet nga vrasja e dhunshme nga xhelatët, e heroit të madh e të heshtur të atdheut, profesorit Xhemajli Berisha

35 vjet nga vrasja e dhunshme nga xhelatët, e heroit të madh e të heshtur të atdheut, profesorit Xhemajli Berisha nga fshati Brestoc i Rahovecit. Xhemajliu do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të çështjes shqiptare.
Xhemajliu ishte njëri prej udhëheqësve të shquar të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK). Për shkak se angazhohej, sa në mënyrë të fshehtë e sa në mënyrë të hapur, kundër regjimit pushtues jugosllav, ai ishte arrestuar më 3 prill të vitit 1989 nga UDB-ja dhe pas torturave çnjerëzore ndaj tij, pushoi së rrahuri zemra e profesorit vetëm tre ditë më pas, më 6 prill, për t’u kthyer në simbol të guximit, të qëndresës së pashembullt e i pathyeshmërisë përballë armiqve që ia morën jetën.
E paharruar përgjithmonë është puna dhe shembulli i pashoq i Xhemajliut për lirinë e këtij trualli!
Lavdi emrit dhe veprës së pavdekshme atdhetare të heroit Xhemajli Berisha!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …