Sogojeva: Masat ndaj pandemisë po merren në mënyrë të njëanshme dhe kjo nuk është mirë

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka shfaqur pakënaqësi për mënyrën e ndërmarrjes së masave ndaj pandemisë. Ai ka thënë se masat ndaj pandemisë po merren në mënyrë të njëanshme dhe kjo nuk është mirë. “Çdo masë e cila merret është dashur së pari të konsultohen me neve si odë, sepse ne përfaqësojmë një numër të madh të subjekteve hoteliere dhe turistike. Po ashtu edhe me akterë të tjerë pët të mundur tek një vendim  e cila kish me qenë e favorshme edhe për aspektin ekonomik por edhe atë që të mos ketë influencë negative në këtë drejtim. Çdo vendim i cili merret pa u konsultuar me neve nuk është vendim i mirë. E dijmë që shëndeti është mbi të gjitha por edhe shëndeti ekonomik luan rol shumë të rëndësishëm” njofton Ekonomia Online.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …