Në Francë po mbahen protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm për COVID-19 dhe praktikës për licencën shëndetësore. Këto protesta po mbahen pasi Gjykata Kushtetuese e Francës miratoi licencën e vaksinimit që hyn në fuqi më 24 janar. Protestat kundër licencës së vaksinimit u zhvilluan në 4 pika të ndryshme të Parisit. Me thirrjen e “jelekëve të verdhë” mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Anvers” të Parisit dhe marshuan drejt sheshit “Nation” duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Macron nuk duam licencën (e vaksinimit)”, “Liri”, “Rezistencë”. Pas tensionit dhe përshkallëzimit të protestës, ka reaguar policia duke hedhur gaz lotsjellës dhe shpërndarë protestuesit.
Kontrolloni gjithashtu
Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …