Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për shkak të gjendjes së krijuar në Izrael

Për sot është paralajmëruar mblidhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për gjendjen e krijuar nga luftimet në Izrael. Mediet ndërkombëtare njoftojnë për qindra të vrarë e mijëra të plagosur izraelit e palestinez.  Shërbimi i shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka, është cituar të ketë njoftuar se të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael dhe 232 palestinezë në Gaza, që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm mëngjesin e të shtunës. Sipas ministrisë izraelite të shëndetësisë,  rreth një mijë e 500 persona kanë mbetur të plagosur deri më tani. Ndërkohë, ministria palestineze e shëndetësisë ka njoftuar se më shumë se 1 mijë e 600 persona janë plagosur në Gaza. Izraeli filloi sulmet ajrore në territor si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit herët në mëngjes.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: PDK, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të …