Sot, më 5 Mars – në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, LSHK Jep çmimin tradicional letrar, “Adem Demaçi”

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës vazhdimisht në forma të ndryshme ka shënuar luftën heroike të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse tashmë në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” përvjet organizohet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë”, një manifestim tradicional mu në fillimin e luftës së lavdishme të kësaj Ushtrie, më 5 mars.

Juria letrare do të japë çmimin tradicional letrar “Adem Demaçi”.

Akademia letrare-artistike ”ORA E LIRISË” mbahet më 5 mars 2024, nga ora 12, në lokalet e LSHK-së – Mahalla e Muhaxherëve, rr. “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, Prishtinë.

Disa nga poezitë e suksesshme botohen në revistën letrare “Metafora” të LSHK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut zhvillohet sot

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në këtë proces zgjedhor, të drejtë vote …