Salih Mustafa

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, u dëgjua dëshmitari i shtatë në gjykimin kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Sot në Gjykatën Speciale,  në Hagë u dëgjua  dëshmitari i shtatë në gjykimin kundër eprorit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Dëshmitarja është dëgjuar nën masa mbrojtëse të sigurisë dhe një pjesë e dëshmisë së saj është mbajtur  në seancë të mbyllur. Seanca e sotme  gjyqësore kundër, Salih Mustafës ka filluar sot me rreth tre orë vonesë për shkak të problemeve teknike në gjykate. Kryetarja e trupit gjykues, ka thënë se një pjesë e madhe e dëshmisë së Zyrës së Prokurorit, dëgjohet në seancë të mbyllur. Në gjykimin kundër Salih  Mustafës deri tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e avancuar PANZERFAUST 3, si …