kumanova

Sot në Kumanovë, nesër në Prishtinë përkujtohen dëshmorët e “Lagjes së Trimave”

Një vit më parë, më 9 e 10 maj 2015, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, u zhvilluan luftime mes një grupi të armatosur të luftëtarëve shqiptarë, shumica syresh luftëtarë të tri luftërave tona çlirimtare dhe forcave policore sllavo-maqedonase, të cilat kishin rrethuan lagjen dhe kishin intervenuar ne befasi. Pas luftimeve të ashpra madje edhe fyt për fyt gjatë atyre dy ditëve kanë rënë dëshmorë: Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi,  Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti,  Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj dhe  Nusret Kaloshi. Gjatë luftimeve janë vrarë edhe tetë policë sllavo-maqedonas, të njësive speciale dhe janë plagosur shumë të tjerë.  Për nder të një vjetorit të rënies së këtyre dëshmorëve Familjet e dëshmorëve në Kumanovë në përkujtim të të rënëve dhe të burgosurve, paralajmërojnë një marsh përkujtimor, thuhet në një kumtesë të Këshillit të Familjareve. Marshi do të mbahet nga “Lagja e Trimave” deri në hyrje të qytetit të Kumanovës.  Nesër në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore, nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Familjarët e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …