Sot në Mynih të Gjermanisë pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Transportin Hekurudhor Kosovë - Serbi

Sot në Mynih të Gjermanisë pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Transportin Hekurudhor Kosovë – Serbi

Duket se edhe negociatat për hapjen e korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd, pas linjës ajrore, sot do të marrin fund. Nga Mynihu merret vesh se sot në mëngjes do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte negociuar në zyrën e ambasadorit Grenell para disa javësh nga palët negociuese të të dyja shteteve. Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës ishin takuar disa javë më parë në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd kanë thënë se kanë zhvilluar “diskutime konstruktive”, dhe i kanë përafruar qëndrimet që së shpejti do të çonin në një marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …