Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e mbështet propozimin e LDK-së që të shkurtohet fushata e zgjedhjeve lokale

Sot për herë të pestë banorët e fshatit Tërnovc i Madh i Bujanocit do t’i drejtohen kutive të votimit

Sot për herë të pestë banorët e fshatit Tërnovc i Madh të Bujanocit do t’i drejtohen kutive të votimit. Votat e tyre do të jenë përcaktuese nëse Shaip Kamberi do të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë apo nëse mandati do t’i takojë Partisë Socialiste të Ivica Daçiqit. Të drejtë vote  në këtë fshat kanë 1 mijë e 89 votues. Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë, ndërsa SPS të mos marrë asnjë pasi kjo do të rriste pragun zgjedhor. Kandidati për një tjetër mandat, Shaip Kamberi, thotë se është i lodhur nga përsëritja e vazhdueshme, por shprehet se alternativë është vetëm dorëzimi ndaj së keqes. “Jemi në luftë, jo thjesht për të zgjedhur një deputet, por për drejtësi, barazi e liri. Nuk po kërkojmë asgjë më tepër veç trajtimit të barabartë si qytetarë, trajtim të dinjitetshëm dhe të drejta jetike.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …