Dialogu

Sot takohen në Bruksel ekipet e Kosovës e Serbisë, për të dialoguar një marrëveshje të përhershme për çështjen e targave

Sot takohen në Bruksel ekipet e Kosovës dhe Serbisë, për të dialoguar një marrëveshje të përhershme për çështjen e targave. Sipas asaj që ka thënë dje Qeveria e Kosovës, në këtë takim do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme, duke u bazuar në tri parime kryesore. Zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian,  të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Por, në këtë takim nuk pritet të merret ndonjë vendim, përpos që të diskutohen pikat dhe mundësitë e marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së në Drenas nderon me mirënjohje postmortum drejtorin e Radios Kosova e Lirë, profesor Ahmet Qeriqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Drenas, ka ndarë Mirënjohje postmortum për …