Sot tentativa e nëntë për konstituimin e Kuvendit – LVV sërish me kandidaturën e Albulena Haxhiut

Sot, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë përpjekjen e nëntë për konstituim, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të tij. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut, e cila deri më tani ka dështuar gjashtë herë të fitojë shumicën e nevojshme prej 61 votash. Në seancën e fundit, Haxhiu mori 56 vota pro, 41 kundër dhe tre abstenime. Sot mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshim në qëndrimet e partive opozitare, të cilat deri më tani kanë refuzuar të mbështesin propozimin e LVV-së, duke kërkuar një emër konsensual. Për të shtyrë përpara procesin, kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ftoi sot në mëngjes në një takim konsultativ dy partitë më të mëdha opozitare – PDK-në dhe LDK-në. Seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit pritet të nisë në orën 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për …