Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sot u dërgua për në Hagë, eprori i lartë i UÇK-së, ish i burgosuri politik dhe veprimtari, Sadik Halitjaha

Sot në orën 12,30, nga Aeroporti i Prishtinës, në përcjellje  të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur për në Hagë ish eprori i lartë i dhe invalidi i UÇK-së, veprimtari dhe ish i burgosuri politik, zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës,  Sadik Halitjaha.

Pak  para nisjes bëri një prononcim, duke u shprehur se:

Do të luftoj përherë,  për ty, Atdhe!

Do t’i  mbroj bashkëluftëtarët dhe UÇK-në!

Do të luftoj për liri, drejtësi e të vërtetën!

Do të luftoj me dinjitet për ta mbrojtur luftën dhe të drejtën.

Sido që të jenë qëndrimet e të tjerëve nuk do të ndikojnë, as do ta ndryshojnë qëndrimin tim të përhershëm për UÇK-në!

Do të jetoj për familjarët e atdhetarët,

Për ty Kosovë!

U pafshim në liri!

 

I juaji,  Sadik Halitjaha

Ish eprori i lartë  dhe invalidi i UÇK-së, veprimtari dhe ish i burgosuri politik, zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës,  Sadik Halitjaha,  sot,  më 31 tetor 2022,  u dërgua, në Hagë,  në përcjellje të zyrtarëve të EULEX-it.

Disa muaj më parë, Sadik Halitjaha është marrë në bisedë në selinë e EULEX-it,  në Prishtinë,  ku edhe i kanë marrë letërnjoftimin e dokumentet e udhëtimit, duke i bërë me dije që të mos largohet nga vendbanimi, por pa i treguar kohën se  kur do të arrestohet.

Sadik Halitjaha,  është veprimtarë ndër më të dalluarit e më  të përkushtuarit e Çështjes Kombëtare Shqiptare.  Në vitet ’80-të  të shekullit të kaluar ka qenë aktivist dhe veprimtar  i dalluar  i Lëvizjes Atdhetare, i arrestuar e më pas i dënuar për veprimtari kundër regjimit të ish-RSFJ-së. Pas lirimit nga burgu kalon kufirin dhe vendoset në Shqipëri. Me leje të autoriteteve të Shqipërisë ka bashkëvepruar në drejtim të mobilizimit të radhëve atdhetar në shtetet e Perëndimit.

Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu ka bashkuar qysh herët, ndërsa në qershor të vitit 1998, me disa bashkëluftëtarë vjen në Kosovë dhe fillimisht sistemohet në Zonën Operative të Pashtrikut. Është plagosur rëndë gjatë luftës,  por iu ka mbijetuar plagëve. Ka kryer detyra ndër më të rëndësishmet  në Shtabin e Zonës Operative të Pashtrikut. Edhe pas luftës ka kryer detyra me rëndësi në TMK, në shoqatat e luftës dhe kudo ku e ka kërkuar nevoja  e kombit e atdheut.

Sadik Halitjaha ka qenë dhe mbetet shumë i hapur në opinion, në medie dhe kudo, duke mos kursyer asgjë nga vetja në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe vlerave të saj gjithëkombëtare. Ai, vazhdimisht ka shprehur gatishmëri për t i mbrojtur bashkëluftëtarët çlirimtarë…

Sadiku kaq qenë dhe do të mbetet vlera, krenaria dhe besniku ndër më të devotshmit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

(Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …