Jens Stoltenberg

Stoltenberg, më 17 gusht, në Bruksel mbanë takime të ndara, me kryeministrin, Kurti dhe kryetarin serb, Vuçiq

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  ka bërë të ditur se  ai, më 17 gusht do të mbajë takime të ndara, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas njoftimit zyrtar  Stoltenberg fillimisht do të takohet me  Vuçiçin dhe më pas me Albin  Kurtin. Këto takime do të mbahen vetëm një ditë para radhës së bisedimeve  midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ftesa e përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell për Kurtin dhe Vuçiçin, erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …