Covid

Studiuesit në Japoni po përpiqen të krijojnë vaksinën kundër koronavirusit që s’ka nevojë për vaksina shtesë

Studiuesit në Japoni po përpiqen të krijojnë vaksinën kundër koronavirusit që s’ka nevojë për vaksina shtesë. Shkencëtarët japonezë janë duke zhvilluar hulumtime intensive për sajimin e një vaksine pas përdorimit të së cilës, trupi do të sigurojë antitrupa të mjaftueshëm që do të ofrojnë mbrojtje përgjithmonë nga sëmundja dhe më s’do të ketë nevojë për marrje të vaksinave të tjera. Studiuesi dhe eksperti japonezë i mjekësisë, Michinori Kohara është cituar të ketë deklaruar se “kompania farmaceutike japoneze Nobelpharma Co do të kryejë fazën e parë dhe të dytë të provave klinike të vaksinës Kohara në Japoni brenda gjysmës së parë të vitit 2023 në 150 deri në 200 vullnetarë, përfshirë ata që janë infektuar dhe që janë vaksinuar plotësisht. Nëse efikasiteti dhe siguria konfirmohen, testi klinik i fazës përfundimtare do të fillojë menjëherë pas kësaj, me qëllimin e komercializimit të tij deri në vitin 2024”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …