Sylë Vitia: Komuna e Prishtinës për Ditën e Dëshmorëve më 18 prill ndanë 71 mirënjohje për familjet e dëshmorëve

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së, të nderuar qytetarë.
Për nder të ditës së dëshmorëve të Komunës së Prishtinës me datë 18 Prill, kryeqyteti në bashkëpunim me OVL,SHFD, SHIL të UÇK-së degët në Prishtinë organizojnë këto aktivitete:
Agjenda:
– 10:00 Homazhe në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Velani.
– 10:30 Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
– 10:35 Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”
– 11:30-Homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makovc.
– 12:00 Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve: Sharban,Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Canaj
– 13:00 Tubimi qëndror- tradicional Epopeja e UÇK-së në Marec.
– 17:00 Ceremonia për ndarjen e 71 mirënjohjeve për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Prishtinës, salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë.
Me këtë rast kryetari Perparim Rama së bashku me udhëheqësin e Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, kabineti i kryetarit, Sylë Vitia do të ndajnë 71 mirënjohje dhe hyjnesha për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Kryeqytetit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Komunës së Prishtinës dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …