AKP deri me 2 dhjetor
kek baneri
mbpzhr 2018
valamobile
Fillimi / Opinione / Tahir Ahmeti: Thatësira dhe djegiet e hamulloreve ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve të fundit
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Thatësira dhe djegiet e hamulloreve ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve të fundit

Mungesa e reshjeve atmosferike në vendin tonë, ka bërë që të kemi tharje të mëdha të tokës, të drunjëve dhe bimëve, andaj kohëve të fundit kemi rritje enorme të zjarreve pyjore dhe fushore, të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi.

Mungesa e reshjeve atmosferike në vendin tonë, ka bërë që të kemi tharje të mëdha të tokës, të drunjëve dhe bimëve, andaj kohëve të fundit kemi rritje enorme të zjarreve pyjore dhe fushore, të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Këtyre zjarreve po i kontribuojnë në masë të madhe edhe djegiet e qëllimshme të hamulloreve në arat e Kosovës, e që po shkaktojnë telashe mjaftë të mëdha për njesitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit, të cilët po e kanë shumë të veshtirë qe t’i kontrollojnë dhe lokalizojnë ato zjarre, duke marrë parasysh edhe erërat e shpeshta që fryejnë në këtë periudhë kohore, sidomos në viset malore. Por këto zjarre, për shkak të përhapjes së shpejt, gjithashu po shkaktojnë edhe rrezikim të përgjithshëm të jetës së njerëzve dhe pronave të tyre.

Duke pas parasysh që në shumicën e rastëve faktori njeri është shkaktari kryesor i këtyre zjarreve, organet kompetente duhet të apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, në mënyrë që mos të ndizen zjarre në ambiente të hapura, mos të hudhen cigaret e ndezura në këto vende potencialisht të rrezikuara për shkaktim të zjarrit (ndonjëherë mjafton vetëm një cigare e ndezur të hudhet dhe pastaj të kemi zjarr me përmasa shumë të mëdha), si dhe mos të ndizen mbeturinat e ndryshme në këto ambiente. Është shumë e rëndësishme që fermerët të jenë në dijeni se në bazë të hulumtimeve të bëra të ekspertëve bujqësorë në Kosovë, është konstatuar se djegia e hamulloreve ka efekte negative duke shkatërruar masën bimore që gjendet në ara, pasi shëndrrimi i hamulloreve në hi nuk ndihmon tokën, por vetëm e degradon atë, prandaj ata me djegiet e qëllimshme të hamulloreve në ara, vetëm sa i dëmtojnë tokat e tyre dhe rrezikojnë edhe prona të tjera nga përhapja e pakontrolluar e zjarrit.

Gjithashtu, gjithmonë duhet pasë parasysh që sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Organet e rendit në Kosovë, duhet të jenë shumë më aktive në terren në mënyrë që përsonat e papërgjegjshëm, që shkaktojnë zjarre të qëllimshme të marrin ndëshkimet e duhuara ligjore. Vetëm në këtë mënyrë mundë të pakësohen këto zjarre të qëllimshme, të mos rrezikohet jeta e njerëzve dhe të mirave materiale, por në të njëjtën kohë edhe të ruhet ambenti i cili në masë të madhe po ndotet nga emetimi i mbetjeve të zjarreve.

(Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)

Kontrolloni gjithashtu

Skënder S.KAPITI: Çfarë duhet të dinë shqiptarët dhe çfarë duhet të presin nga politikanët e pushtetarët e tyre

Skënder S.KAPITI: Çfarë duhet të dinë shqiptarët dhe çfarë duhet të presin nga politikanët e pushtetarët e tyre

Shkurtimisht, mendoj se shqiptarët duhet të dinë se çfarë duhet të presin nga politikanët dhe ...