leoni

Tanja Fajon

Tanja Fajon: Kam marrë vendim ta shtyj votimin për liberalizimin e vizave deri në shtator

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, e cila është dhe zëvendës-kryetare e Socialistëve dhe Demokratëve, i ka informuar deputetët evropianë të Komitetit  se, votimi për regjimin pa viza për Kosovën është shtyrë nga 12 korriku deri më 5 shtator. Fajon thotë se  e ka marrë vendimin për ta shtyrë votimin  për shkak se nuk është bërë përparim i mjaftueshëm sa i përket përmbushjes së kritereve të fundit, veçanërisht ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Sinqerisht, shpresoj se Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe para pushimit veror, sepse kjo do të me lejonte mua të vazhdoj votimin në vjeshtë, si dhe të siguroj përkrahjen e plotë të Komitetit përgjegjës për rekomandimin tim.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën për Kosovën – UNMIK pritet të kërkojë ulje tensionesh dhe rifillim të dialogut

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë të martën takimin …