TEFTA CANI: VIZITA E DYTË NË SHTEPINË E LAZGUSH PORADECIT, "NDERI I KOMBIT"

Tefta Cani: DITA KUR U BË ANALIZA NË SEKRETARIATIN E KQ të PPSH-së, më 8 shtator 1973 I

    Një ditë para mbledhjes, më thirri Hysni Kapo dhe më tha: “Thirra edhe Hekuranin dhe e porosita, që të flase vetëm për punën dhe të mos flasë kundër teje. Edhe ti të flasësh vetëm për punën!

    Unë i thashë, nuk kam folur kundër sekretarit të parë asnjëherë pavarësisht nga rezervat e mija. Por unë dua të sqaroj biografinë tima për akuzat që më ka bërë presidenti në mbledhjen e Byros të Partisë të Dibrës.

    Ky konflikt me presidentin ka filluar me babain tim, kur ka ardhur tek Ahmeti me 7 prill 1941 dhe i nxora fletoren e ditarit të burgut të babait, ku përshkruhet se Haxhi Lleshi ka ardhur në Shqipëri me 300 forca serbe bashkë me një major serb, për të penguar sulmin e forcave italiane ndaj Jugosllavisë. Ahmeti s’ka pranuar të bashkëpunojë me ta. E kishim biseduar me Moisin, që ta çonim deri lartë për ta ditur udhëheqja, se si kishte ardhur Haxhi Lleshi në Shqipëri.

    Hysni Kapo u ngrit në këmbë dhe më urdhëroi: “Të urdhëroj, që të mos flasësh keq për presidentin, duke ma përsëritur tri herë. I di partia ato që janë shkruar aty dhe nuk e mori fletoren, që nxora unë. Ne do ta trajtojme problemin si kundervenie ndaj emancipimit të gruas. Dhe ashtu u trajtua problemi në mbledhjen e Sekretariatit nga Enver Hoxha.

   -Haxhi Lleshi këmbënguli, që të merrej masë ndaj meje se isha me biografi të keqe për të.

   -Sulejman Baholli tha: “Tefta është vazhdim i punës armiqësore të Zoi Themelit”.

    -Enveri: “Zoi Themelin e dënuat ju të Dibrës”.

   -Haxhiu:” Ka nje vendim për shkarkim e përjashtim nga partia për biografi të keqe. Është mbesa e Uke Camit…..”.

    -Enveri:” Jo vetëm s’ka vend për masë, por Teftës i takon të jetë sekretare e parë në rreth”.

    -Hysni Kapo:”Tefta është e bija e Ahmet Camit, atij patrioti të madh, që ka derdhur gjak për çlirimin e atdheut”.

    -Adil Çarçani e Gafur Çuçi thanë: “Tefta punon mirë, por nuk e duan disa kuadro dibranë, që punojnë jashtë Dibrës”. Aludohej për Haxhiun e Sulejmanin etj.

    -Haxhiu: “E di si është vrarë baba i Teftës? Që dhamë urdhër ne, të largohen çetat partizane nga Dibra e Madhe dhe të marrin pjesë në çlirimin e Peshkopisë”.

    -Enveri-Pasi u mendua pak, tha:” “Pse shqetësohesh aq shumë shoku Haxhi? Ai është vrarë dhe ka kontribuar më shumë se unë e ti, që po e gëzojmë. Edhe Tefta punon mirë. Pse shqetësohesh?”

   Por ne fjalimin e tij të botuar, për çudi, janë hequr vlerësimet e Enver Hoxhës për familjen time, si familja më patriote në Shqipëri me tri breza dëshmorë të atdheut. Mesa duket siluroheshin materialet e Enverit në ato vite nga të tjerë.

Enveri, sa herë na takonte gjatë pushimeve të mbledhjeve të plenumeve të KQ të PPSH, më ka thënë: “Mbaje mend! Ti vjen nga një familje e madhe patriote”.  Gjatë atyre viteve si dhe tani mendoj, qe presidenti vazhdonte të bënte presion në KQ të PPSH kundër meje.

   Nga kjo mbledhje pritej  përjashtimi im dhe shkarkimi apo masë tjetër ndëshkimore nga Haxhi Lleshi e miqtë e tij dibranë. Mihal Bisha më tha: “Je e vetmja që fiton në konflikt me Haxhi Lleshin, se të tjerët janë ndëshkuar apo arrestuar”.

  Problemi u trajtua nga Enver Hoxha si kundërvënie ndaj emancipimit të gruas.

Haxhiu me klikën e tij kishin parashikuar ta festonin me një darkë. Por nuk e bënë dot, se nuk u realizua parashikimi i tyre.

   Janë të pafund bëmat e tij dhe të Sulejman Bahollit ndaj meje.

Tiranë, më 13 janar, 2023

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat armike ndërmarrin ofensivë në tërë territorin e Kosovë të përfshirë në luftime. Në mbrojtje të pozicioneve tona në Gradinë bien pesë dëshmorë. Forcat serbe nuk arrijnë të depërtojnë në Rrafshnaltë. (E diel 18 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat armike ndërmarrin ofensivë në tërë territorin e Kosovë të përfshirë në luftime. Në mbrojtje të pozicioneve tona në Gradinë bien pesë dëshmorë. Forcat serbe nuk arrijnë të depërtojnë në Rrafshnaltë. (E diel 18 prill, 1999)

Herët në mëngjes jemi zgjuar në befasi nga breshëria tejet e akorduar dhe e gjith …