leoni

Tefta Cani

Tefta Cani: Tefta Cani: ANALIZA NË SEKRETARIATIN E KQ të PPSH-së, më 8 shtator 1973 II

1.Haxhi Lleshi ka derguar sekretarin e tij, per t’u marre deklarata veteraneve per Ahmet Camin, qe nuk e ka mbajtur yllin ne kapele e flamur. Une s’kisha pse ta beja.

2.Haxhi Lleshi ka thirrur gazetare dhe u ka kerkuar se pse kane shkruar per Ahmet Camin apo deshmore te tjere Cami? Jane afro 1/3 deshmoreve Cami ne varrezat e deshmoreve ne Peshkopi dhe ka edhe te tjere, qe s’jane vene. Gazetaret kane shkruar sipas orjentimeve per te shkruar per pervjetoret e deshmoreve.

   Te ndierin Agim Hila, qe ishte oficer dhe ishte angazhuar nga kryeredaktori i gazetes lokale “Ushtima e Maleve”, i ndieri Esat Bashari dhe pas denimit te Esatit,  z.Velo Cfarku per te shkruar ne rubriken e deshmoreve me rastin e 35 vjetorit te çlirimit te atdheut nga pushtuesve nazifashiste, e ka ndeshkuar. Ka organizuar letra te nje grupi veteranesh dibrane qe jetonin ne Tirane, qe jane shprehur kunder artikullit per Ahmet Camin, si dhe letra te tjera kunder Ahmetit e meje, qe kane qene te pafund. Ahmetin e anatemoi edhe te vdekur. Mesa duket, e ndiqte hija e krimit. Duhet te njolloste e baltoste Ahmetin, per te ngritur veten e tij. Haxhi Lleshin e suportuan jugosllavet si Tempo e te tjere.

   3.Ahmet Cami organizon krijimin e Batalionit partizan ne fshatin Gjorice me 26 korrik 1943. Shkon Tempo dhe emron Haxhi Lleshin si komandant dhe Esat Ndreun si komisar te Batalionit, sepse ishik komuniste.

  4.Sipas te dhenave te dy veteraneve te çetes dhe kusherinj te pare te Ahmetit, Uke Dull Cami e Esat Sinan Cami dhe nenes time Ahmeti qe ftuar te merrte pjese ne krijimin e Shtabit te Pergjithshem te UNÇ ne Labinot me 10 korrik 1943. Me urdher te Tempos e kthejne nga rruga dhe dergojne Haxhi Lleshin, meqe ishte komunist, ndersa Ahmeti qe cilesuar nga Tempo e Koli Shefki si nacionaliste i thekur.

   5.Me 26 korrik te vitit 1973, pasi me kishin perjashtuar nga partia me 20 korrik, Haxhi Lleshi foli ne meting, duke u shprehur nder te tjera qe, “gjithe Camet jane tradhetare”. Qe nje testim per te. Thirri nje nga mesi i metingut:”Hajde burra te ikim, se qenka bullanejs presidenti!” Dhe u shpernda metingu e u larguan pjesemarresit. Ne dy Gjoricat 3/4 e popullsise jane Cami perveç lidhjeve shoqerore e miqesore, sepse ato dy fshatra kane qene çiflig i Camit. Ai tentoi te hidhte balte ne trojet e Camit. U shqetesuan punonjes te Aparatit te KQ te PPSH, se ç’ndodhi!?

   6.Ne pergatitjet per çlirimin e Zerqanit si n/prefekture me 3 gusht 1943 kunder forcave pushtuese fashiste, forcat partizane qene vendosur ne fshatin Sopot. Haxhi Lleshi urdheron çetat e Batalionit partizan te futen me lufte,sepse s’kishte marre pjese ne asnje beteje. Ahmeti e kundershton dhe i thote:”S’ka pse te luftojme me popullin, sepse zv/prefekti, Pajazit Pervizi ka dhene doreheqhen e ka dorezuar zyrat dhe komandanti i ushtrise ka shperndare ushtrine”. Dhe u vendos ashtu siç propozoi Ahmeti.

   Ndersa Haxhi Lleshi e mohon pjesemarrjen e çetes se Ahmetit dhe e nxjerr te krijuar si çete ne fund te gushtit te 1943. Por nje dite me pare me 2 gusht ne luftimet ne Sofraçan vritet edhe Mexhit Tola ne luftime, partizan i çetes partizane te Gollobordes me komandant Ahmet Camin. DMTH, Mexhit Tola nuk eshte futur ne çeten e Ahmetit pas renies si deshmor.

   Ne Zerqan Haxhi Lleshi e paralajmeron dhe e kercenon Ahmet Camin sipas shenimeve te fondit te tij:”Nese do te vras ndonje, ti Ahmet Cami do te jeshe i pari”.

   Pse do ta bente Haxhiu? Ahmeti ishte me autoritare, me i pergatitur dhe kishte nje besueshmeri te plote ne krahine e ne Diber per traditen historike te atdhetarizmit te paraardhesve.

    SI KA FILLUAR E VAZHDUAR KONFLIKTI ME HAXHI LLESHIN?

  1.Ahmet Cami nuk ka pranuar te takonte majorin serb dhe te bashkepunonte me Haxhiun kur ka ardhur me 7 prill 1941 tek shtepia e Ahmetit. Haxhiu me majorin serb komandonin 300 forca jugosllave per te penguar sulmin e forcave fashiste italiane ndaj mbreterise se Jugosllavise.

  2.Xhaxhai ime Kurt Cami nuk ka pranuar propozimin e Haxhi Lleshit si minister i MPB e te Feçor Shehut si kryetar i DPB ne Diber, qe te shkonte ne Diber te Madhe e te çonte e merte mesazhe prej tyre. I ndieri Kurt me 27 janar 1975, kur ishte ne spital me ka thene:”Kjo qe arsyeja qe me futen ne burg ne vitin 1946 dhe e motivuan me mbajtjen e pushkes se Ahmetit pa leje. Koçi Xoxe kishte nxjerre nje urdher ne vitin 1945 qe, kujt i gjenet arme pa leje te pushkatohet pa gjygj. Pushken e Ahmetit e ka dorezuar vete Haxhiu tek ne dhe ka porositur ta dorezonim, kur te ngriheshin muzet”.

   Nena ime Bejaze dhe vellai im, Moisi shkojne ne Tirane tek prokurori i pergjithshem Bedri Spahiu, me qe e njihnin si mik te Ahmetit. I ndieri Bedri befasohet, se si vellai i dy deshmoreve arrestohet e çohet per pushkatim per armen e deshmorit. Ai jep urdher dhe e lirojne xhaxhain. I percjell me makinen e tij nenen e vellain deri ne Shupenze.

   2.Me vellain tim Moisin ne vitin 1967, kur ishte organizuar hartimi i historikeve te LANÇ te rretheve. Moisi ishte deputet dhe shef i Seksionit te Arsimit dhe Kultures te KE te rrethit Diber. Si shef ishte edhe ne Komisionin e hartimit te historikut, qe drejtohej nga Sulejman Baholli dhe merrte pjese edhe Haxhi Lleshi. Diskutohej rreth nje projekti, qe ishte pergatitur nga nje grup pune. Ne ate projekt, çeta partizane e Ahmetit paraqitej sikur ishte krijuar ne fund te gushtit 1943 dhe Moisi ben disa sugjerime si dhe kete verrejtje: “Shoku Haxhi, kur keni ardhur ju me 7 prill 1941 tek Ahmeti, Ahmeti e kishte te krijuar çeten”.

  Haxhiu e pyet:”Ku i di ti, se ke qene femij?”

   Moisi i pergjigjet:”Ahmeti i ka lene te shkruara”.

   Haxhiu i ka kerkuar:”Silli t’i lexojme!”

    Moisi:”Jane prone e familjes”. Nuk mund t’i dorezonte, se ne ditar Ahmeti shkruante, se Haxhiu ka ardhur me 300 jugosllav. Ndersa Haxhiu shkruante se kishte ardhur me 300 dibrane. Fallsifikim i historise. Haxhiu mendonte, se te gjithe ata qe e dinin, ishin vrare, si Ahmeti e Fasliu dhe Sefer Cami. Prandaj u befasua nga thenia e Moisit. Me ate rast u sajua puna armiqesore e ish-sekretarit te pare te KP te Dibres, Zoi Themeli dhe Moisin e larguan si shef e deputet dhe e emruan drejtor te Shkolles se Mesme Bujqesore per te gjitha rrethet Veri-Lindore dhe e ngriti shkollen nder tri shkollat me te mira ne Shqiperi.

   3.Me mua(Teften) ne vitet 1971 dhe gjate gjithe kohes. Ne vitin 1971 i dergojme nje raport Sekretariatit te KQ te PPSH per gjendjen politike dhe ekonomike te rrethit te Dibres.

Enver Hoxha kishte mbajtur nje fjalim shume kritik per rrethin e Dibres dhe e kishin shkarkuar sekretarin e KP te Dibres Sinan Saraçin.

   Une ne ate muaj ndiqja kursin e larte te filozofise dhe nuk isha e informuar. Me thirri Haxhi Lleshi ne zyren e tij, ku gjeta edhe Sami Gegen sekretar ne Diber dhe bertiste, qe Dibra eshe Heroine e Punes Socialiste, Dibra i ka zhdukur parine e bajraktaret qe gjate luftes…

    Une pyeta, se per çfare po bisedohet?

    Haxhiu me pyeti:”Nuk e di ti, se Enver Hoxha ka kritikuar ashper Dibren?”

   I pergjigjem, se nuk isha ne dijeni.

    Atehere na ftoi te shkonim per dreke tek shtepia e tij.

    Kur dualem, i them Samiut, se nuk mund te shkoja, se kam provimin neser.

   Sami Gega me thote:”Me ka thene Hysni Kapo, qe duhet ta respektoni shume Haxhi Lleshin dhe kuadrot e tjere dibrane, qe punojne jashte Dibres!”

   Duke u nisur nga ky orjentim, une shkova ne oren 14 dhe mendova, qe Sami Gega kishte shkuar para meje. Por Samiu nuk erdhi, sepse e kishin bere me fjale me Haxhiun, qe te shkoja vetem une. Me priti mire. Ne dreke ishte edhe dhenderi i tij, Burhan Çiraku, qe e kisha pedagog. Pastaj me ftoi per te pire kafe ne nje sallon dhe per te biseduar.

  Me tregoi se ç’kishte kritikuar Enver Hoxha si per shifrat fiktive, tejkalim te lluftes se klasave dhe per mungesen e demokracise ne parti. Me kerkoi qe, kur te punohej fjalimi i Enver Hoxhes ne Byron e plenumin e rrethit, ti te thuash, se nuk qendrojne keto kritika. Prandaj te kemi zgjedhur kandidate te KQ te PPSH. Me befasoi dhe dyshova, se don t’me ve para pergjegjesise.

   Ju pergjigja, se nuk mund ta bej, sepse i kemi patur keto si probleme ne raportin e Byros, qe kam firmosur une, sepse sekretari i pare, Sali Stafa ishte i semure. Me terhoqi vemendjen, se pse nuk shkoja edhe une si kuadrot e tjere te rrethit per t’u konsultuar me te. Une u perpoqa t’i shpjegoja per pasojat e shifrave fiktive, qe shteti e merrte planin, ndersa furnizimi i popullsise ishte i pakenaqshem; per tejkalim te luftes se klasave, sepse 80% e kulakeve e pa triska fronti ishin familje patriote, por ishin cilesuar te tille sipas nje urdheri te Koçi Xoxes, qe te persekutohen te gjitha familjet antisllave; per mungesen e demokracise ne parti etj.

   Megjithate ti te ngrihesh e te thuash, se nuk qendrojne ato kritika, se do te te mbroj une (Haxhiu), se do te bej Ahmetin Hero te Popullit, ty Heroine te Punes Socialiste dhe do t’u japim pension si veterane disa pjesemaresve ne lufte me mbiemrin Cami.

   Ju pergjigja:”Mesa kam degjuar, Byroja e Partise e rrethit te Dibres e ka propozuar dy here Ahmetin, per t’ju dhene titulli Hero i Popullit, por nuk i eshte dhene, se jugosllavet e kane cilesuar si nacionaliste, une s’e meritoj, ish-partizaneve jepua pensionin, se kane qene ne lufte.

   Atehere, me kercenoi:”Nese nuk e ben, une do ta nxij biografine e babait tend dhe tenden. Do ta shohish, se kush eshte Haxhi Lleshi.”

   Dola prej shtepise se Haxhi Lleshit e stresuar. Te gjithe ata qe qe e kishin kundershtuar, ishin perjashtuar nga partia dhe disa ishin futur ne burg. Nuk shkova ne KQ. Mendova, se mund t’ma mohonte. Kur u ktheva ne Peshkopi, bisedova me nenen e Moisin. Moisi me tha:”Deri tani na ka sulmuar me te tjere. Tani ai hapur dhe ne hapur. Ne s’kemi ç’te humbim, ndersa ai ka se ç’te humbe”. Nena me tha:”mbro gjakun e babes tend! Edhe po te futen ne burg, do te vije nana te te shofe. Ma mire nji dite e shqiponje se 1000 vjete e sorre!” Fjalet e nenes time e te vellait ishin te arta e inkurajuese. Me bashkeshortin tim, Mehdiun, s’kishim biseduar dhe nuk ishte ne dijeni te mosmarreveshjeve me Haxhi Lleshin deri ne korrik te vitit 1973, kur me analizuan befasisht e me perjashtuan nga partia.

  Kam episode te pafund.

Tefta Cami

Tirane, me 10 janar, 2023

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …