Thaçi dhe Veseli bënë homazhe te varret e heronjve: Tahir Meha e Nebih Meha

Thaçi dhe Veseli bënë homazhe te varret e heronjve: Tahir Meha e Nebih Meha

Në 35-vjetorin e rënies heroike të  Tahir Mehës dhe Nebih Mehës, 35 vjet më parë  në Prekaz, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bën sot homazhe. Në një kumtesë zyrtare kryetari Thaçi citohet të ketë thënë se pas ngjarjeve të vitit 1981 dhe shtypjes së dhunshme të demonstratave të studentëve dhe gjithë qytetarëve për Kosovën Republikë, rezistenca e Tahirit dhe familjes së tij ishte përgjigjja më e mirë e mundshme që në atë kohë mori uniforma shtypëse serbe në Kosovë, por edhe vetë sistemi komunist që shtypte qytetarët e Kosovës, i cili kishte burgosur dhe vrarë studentë. “Sot jemi këtu për të bërë nderimet më të larta institucionale, së bashku edhe me kryetarin e Parlamentit. Këtë rezistencë do ta kujtojmë gjithmonë si komb dhe ato vlera të asaj rezistence vetëm sa do të rriten me kalimin e kohës, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …