leoni

Thaçi falënderon komisionarin Hahn për mesazhet pozitive

Thaçi falënderon komisionarin Hahn për mesazhet pozitive

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave nuk është dhuratë, por meritë e punës së institucioneve të Kosovës. Duke shprehur bindjen se procesi i vizave do të kryhet shpejtë, kreu i shtetit tha se Kosova ka institucione stabile, duke hapur një fazë të re të marrëdhënieve me Serbinë. “Kosova ka institucione stabile dhe është në një fazë të re të dialogut me Serbinë”, ka thënë Thaçi, duke falenderuar komisionerin Hahn për mesazhet pozitive për politikën në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …