Thaçi: Ngecjet e identifikuara në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit duhet të merren seriozisht nga Kosova

Thaçi ka reaguar kundër pranimit në Akademinë Ushtarake të Serbisë të gjeneralit Llazareviq

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar kundër emërimit për ligjërues në Akademinë Ushtarake të Serbisë të  gjeneralit serb në pension, Vlastimir Lazareviq, i dënuar nga Tribunali i Hagës 14 vjet burg, lidhur me përgjegjësitë komanduese për krime të luftës në Kosovë. Ai ka shkruar se ky lajm nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE dhe në shtetet anëtare të saj. “Por nuk e di çfarë ka më të shëmtuar se fakti që një i dënuar për krime lufte kundër njerëzimit, do të ligjërojë në Akademinë Ushtarake të Serbisë. Duket se kryetari ynë, mbase me një qëndrim të matur diplomatik lë për të kuptuar se ata ligjëruesit e tjerë serbë përveç Llazareviqit qenkan më të mirë se  kolegu i tyre, apo ndoshta Akademia Ushtarake e Serbisë nuk paksa qenë pjesë e makinerisë së krimeve të regjimit serb kundër popujve  në Kosovë, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Kurti e dëshmon mungesën e kulturës shtetërore

Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar …