Thaçi: Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane

Thaçi: Në këtë ditë kujtojmë me respekt dhe nderim mësuesit që kontribuan në kultivimin e identitetit tonë kombëtar

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se Dita e Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në të cilën i kujtojmë me respekt dhe nderim mësuesit që kontribuan në kultivimin e identitetit tonë kombëtar.

“Dita e Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe. Aq më shumë këtë ditë kujtojmë me respekt dhe nderim mësues e pedagogë që kontribuan në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare. Gjithë personelit arsimor në Kosovë dhe kudo ku frymon shkolla shqipe i shpreh urimet më të mira dhe konsideratën e lartë për punën e tyre”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …