Deputeti francez Thomas Portes deklaroi se “Izraeli po bën një luftë koloniale për të shkatërruar palestinezët”, transmeton Anadolu. Portes, deputet i Partisë Franca e Papërkulur, në një deklaratë të tij, duke iu referuar urdhrit të Izraelit për evakuimin e Spitalit Al-Shifa në Gaza, tha: “Dhjetëra foshnja po përballen me rrezikun e vdekjes. Qindra jetë janë në rrezik”. Ai po ashtu deklaroi se sulmet e kolonëve hebrenj kundër civilëve në Bregun Perëndimor janë shtuar. “Izraeli po bën një luftë koloniale për të shkatërruar palestinezët”, shtoi Portes. Duke folur për Anadolu, burime të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza theksuan se ushtria izraelite ka kërkuar evakuimin e Spitalit Al-Shifa, ku ndodheshin pacientë, të plagosur, persona të zhvendosur dhe stafi mjekësor.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …