Time Kadrijaj

Time Kadriaj: AAK-ja nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Deputetja nga radhët Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka theksuar se subjekti politik që ajo i takon, nuk do ta votoj kandidaten e partisë Vetëvendosje, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. “Ne nuk presim asgjë. Nuk kemi pasur asnjë ftesë. Kjo shumica duhet t’ i ketë votat. Gjithë kjo klasë politike duhet të angazhohet. Klasa politike që tenton që të marr qeverinë duhet të angazhohet ta sigurojë shumicën e thjeshtë 61 vota. Ne nuk kemi pasur ndonjë ftesë, nuk kemi ndonjë njohuri, nuk e dimë a do të jetë kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit  apo do të ndryshojë. Qëndrimi ynë është i njëjtë: nuk do ta votojmë kandidatën për kryeparlamentare” ka thënë deputetja, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: “Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij”

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ashpërsuar kritikat ndaj kryeministrit …