Prodhuesit e Kosovës

Tregtarët e Kosovës blejnë dhjetë fish mallra më shumë nga Serbia sesa nga Shqipëria

Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është në rritje dhe kryesisht dominohen në shkëmbime tregtare, atë të eksportit dhe importit të mallrave por në nivel shumë më të ulët në krahasim me shtetet të tjera të rajonit. Edhe përkundër takimeve të qeverive, ka ende barriera për bizneset Kosovë-Shqipëri.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e eksporteve të mallrave të Kosovës në Shqipëri për tre vitet e fundit ka qenë rreth 30 milionë euro. Ndërsa, i mallrave nga Shqipëria për tre vite, sillet rreth 120 milionë euro. Shqipërinë e kemi vendin ku dërgojmë më së shumti produkte, por Serbia përveç që dominon në tregun tonë, ajo edhe e pengon Kosovën në realizimin e marrëveshjeve ekonomike që ka arrit Kosova me Shqipërinë. Ndërsa, importi i mallrave nga Serbia është dhjetëra fish më i lartë se ai me Shqipërinë. Serbia vitin që lamë pas, ka thyer rekord me importin e mallrave në Kosovë, duke arritur në 400 milionë euro. Marrëveshja e nënshkruar nga dy qeveritë për ndërtimin e përbashkët të energjisë vazhdon të pengohet. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Po ashtu, edhe ligjvënësit thonë se marrëveshjet mes dy vendeve nuk po implementohen në praktikë. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …