Kryetarja e të ashtuquajturave Dhoma të Specializuara të Kosovës, bullgarja, Ekatarina Trendafilova, ka deklaruar për rrjetin BIRN, në shqip, se gjykata do t’i mbrojë dëshmitarët e saj nga kanosja dhe do të vendosë drejtësi në mënyrë të paanshme e të pavarur. Gjykata e sapokrijuar me bazë në Hagë që do të gjykojë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të jetë etnikisht e njëanshme pasi do të gjykojë vetëm kriminelët e UÇK-së. Kjo nënkupton se Gjykata nuk do të gjykojë shqiptarët të tjerë, që nuk kanë qenë pjesë e luftës, edhe nëse kanë bërë krime. Gjithashtu, në Dhomat e Specializuara mund të gjykojnë vetëm gjykatës ndërkombëtarë. Kjo zgjidhje tregon se Kuvendi i Kosovës i kushtoi respektin maksimal pavarësisë dhe integritetit të këtij institucioni, procedimeve penale që do të kryhen në këtë institucion dhe sigurisë së viktimave dhe dëshmitarëve. Gjykata do t’i mbrojë si duhet dëshmitarët, një dështim në përpjekjet e mëparshme për të gjykuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të ndihmojë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ka thënë bullgarja, Ekaterina Trendafilova.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …