Turnir humanitar në futbollin e vogël në Bad Urach të Gjermanisë

Turnir humanitar në futbollin e vogël në Bad Urach të Gjermanisë

Të nderuare bashkatdhetarë, mërgata shqiptare kudo që është po bënë një punë të vyer për atdheun, në të gjitha fushat, aty ku ka mundës dhe hapësirë për ta ndihmuar. Meqë zëri atdheut ndihet kudo që jemi dhe, për atë jemi të obliguar t’i përgjigjemi ashtu siç na thërret dhe e ndien se jemi bijë e bija të saj!

Andaj, ne, komuniteti shqiptarë që jetojmë dhe veprojmë në Bad Urach të Gjermanisë, në shenjë respekti për të gjitha familjet, në atdhe, të cilat kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen vëllazërore kemi organizuar turnir në futbollin e vogël.


Pra, për këtë ftojmë të gjithë bashkëkombësi që t’i bashkangjiten aksionit tonë humanitar, që mbështetet krejtësisht në baza vullnetare dhe, njëkohësisht përmes pranisë suaj zgjohet ndjenja e një shqiptari të vërtetë dhe human. Mbi të gjitha familjeve me nevoja sociale, përmes mjeteve të grumbulluara, sado pak t’ua lehtësojmë gjendjen e tyre ekonomike.
Takimi do të mbahet më 10.07.2022, duke filluar nga ora 9:00, ku do të jenë të pranishëm shumë ekipe, gjë që për këtë shpresojmë se do të kemi përkrahjen tuaj; Si të adhurueseve të futbollit të vogël, po ashtu edhe bashkëkombësve tjerë.

Takimi mbahet:
Në adresën: Zittelstatt. 1
72574 Bad Urach

Turnirin do ta mbështesin sponsorët:

  • H. H.M Idrizaj
  • Elezaj Baudienstleistungen
  • GS Dienstleistungen
  • LMN Stuckateur
  • Plankenhorn
  • Arian Zeka
  • Arton Preniqi
  • Gazmend Salihu
  • Mehdi Dervisholli
  • Bekim Elezaj
  • Valon Sadiku
  • Xhafer Aliu
  • Xhevat Llumnica

Në fund ju përshëndet këshilli organizativ, me shpresës se ftesës sonë do t’i përgjigjeni pozitivisht, njëkohësisht për informacion shtesë lajmëroheni te Gazmend Salihu, në e-mailin: [email protected], apo në nr. tel. +49 174 5261799 (M.Krasniqi).

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …