U mbajt punëtoria me temën “Roli i institucioneve lokale në mbrojtjen, promovimin dhe zbatimin e të drejtave të grave për qasje të barabartë në pronë dhe trashëgimi”

Në Komunën e Deçanit u mbajt punëtoria me temën “Roli i institucioneve lokale në mbrojtjen, promovimin dhe zbatimin e të drejtave të grave për qasje të barabartë në pronë dhe trashëgimi”, e organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Ajne Iberhysaj, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, sistemit të drejtësisë dhe organizatave të ndryshme.

Gjatë punëtorisë u diskutua për rëndësinë e garantimit dhe avancimit të të drejtave të grave për qasje të barabartë në pronë dhe trashëgimi, duke theksuar se barazia gjinore është një e drejtë themelore dhe një parakusht i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar që përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe veprimeve konkrete të promovojë dhe fuqizojë të drejtat e grave, duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka takuar Drejtorin e Rrjetit në KEDS, Turan Kocabayraktar

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar se të premtën është takuar …