U mbajt takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm

U mbajt takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është mbajtur sot takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në të cilin të pranishëm ishin kryetarë të komisioneve parlamentare dhe deputetë, përfaqësues nga Kabineti i kryetarit, Sekretari i Kuvendit, udhëheqës të Agjencive Zhvillimore të Kombeve të Bashkuara në Kosove, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia e Statistikave, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Hapjen e takimit e bëri kryetarja e këtij këshilli, Besa Baftiu, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, e cila falënderoi të pranishmit për mbështetjen e tyre ndaj kësaj nisme. Kryetarja Baftiu tha se qëllimi kryesor i Këshillit është të bashkojë parlamentarët dhe përfaqësuesit e tjerë institucionalë, organizatat ndërkombëtare dhe institutet – organizatat e shoqërisë civile, për t’u koordinuar në një aksion të përbashkët për arritjen e 17 objektivave zhvillimore, të njohura si Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm  apo Agjenda 2030. Në vazhdim fjalim mbajti edhe Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e KB-ve dhe Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së në Kosovë, e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim rreth këtyre objektivave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …