Brickos

Arben Duka

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetit, Arben Duka

Arben Duka eshte nje emer i famshem per publikun shqiptar, per qytetaret e kombit tone ne te gjitha viset, per mediat dhe sidomos shtypin e shkruar shqiptar me shume se pese dekada. Jeta dhe veprimtaria e tij eshte shumeplaneshe. Ne jeten e vet prej krijuesi ai la mbi 50 libra, nder te cilat mbi 25 vellime poetike te cilat spikasin per pasurine e tyre ne stil, ne force mendimi, per lirizmin e thelle natyral dhe per ngjyrat e pakrahasueshme stilistike e valencen filozofike te tyre.

Ai u njoh per publikun shqiptar si lirik i fuqishem, klasik i paepur dhe mbi te gjitha si intelektual me kurajon dhe guximin e fjales vetiake dhe te fuqishme publike. Kontributi i vet ne ligjerimin publik spikat per peshen polemizuese, per qendrimet antitabu, per mevetesine dhe sovranitetin vetiak si dhe per rebelizmin antidogmatik dhe antidoktrinar. Poeti dhe publicisti u shqua per forcen e ironise dhe sarkazmes si dhe per stigmatizimin e dukurive negative te tranzicionit shqiptar si dhe ndaj klases politike qe qeverisi pergjate rotacioneve te tri dekadave te fundit. Arben Duka eshte padyshim poeti me i shquar dhe me kreativ i gjinive dhe zhanreve te kenges shqipe si asaj popullore, polifonike dhe ne menyre te veçante, per kengen moderne shqiptare. Ai la nje fond prej mbi tre mije tekstesh te kengeve me te njohura dhe me te sukseshme te kohes se shtrire ne dyzet vitet e fundit, te cilat mbartin çmimet me te suksesshme ne festivalet kombetare dhe nderkombetare”. Aleksandër Çipa

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, ka folur për takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit …