Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" hap konkurs për pranimin 2 mijë e 254 studentëve të rinj në nivelin master

Universiteti i Prishtinës sot mban manifestimin qendror të shënimit të 50-vjetorit të themelimit

Universiteti i Prishtinës njofton se sot do ta mbaj manifestimin qendror të shënimit të 50-vjetorit të themelimit. Në këtë ceremoni festuese do të jenë të pranishëm qeveritarë, rektorë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfaqësues të misioneve diplomatike, donatorë e partnerë të tjerë. Universiteti i Prishtinës u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …