Brickos

Uran Ismaili: Ligji për Rimëkembje është bërë që të ndihmojë të gjithë e jo disa të pasurohen e disa të falimentojnë

Uran Ismaili: Ligji për Rimëkembje është bërë që të ndihmojë të gjithë e jo disa të pasurohen e disa të falimentojnë

Sot ne raportimin e Ministres së Ekonomisë dhe “Kosova Thëngjillit” në Komision Parlamentar për Ekonomi, pati diskutim në lidhje me rentën minerare nga KEK-u për “Kosova Thengjillin”. Sipas Drejtuesit të “Kosova Thëngjillit”, tarifa nga KEK-u ka bërë që Ferronikeli të furnizohet me thëngjill në Mal të Zi dhe Serbi. Kjo nënkupton që mbi 200 punëtorë të “Kosova Thëngjillit” rrezikojnë të humbin vendet e tyre të punës. Me këtë rast, deputeti Uran Ismaili, njëherësh edhe sekretar i PDK-se, theksoi se ministrja e Ekonomisë duhet që urgjentisht të trajtoj këtë pabarazi të krijuar ndaj “Kosova Thëngjillit”. Ai tha se Ligji për Rimëkembje është bërë që të ndihmojë të gjithë në mënyrë të barabartë e jo disa të pasurohen e disa të falimentojnë. “Ligji për rimëkëmbje duhet të jetë i barabartë për të gjithë, përfshirë KEK-un. Pasiviteti i Qeverisë rrezikon Kosova Thengjillin, prandaj duhet të intervenohet. Nëse Qeveria nuk vepron, kjo kalon në abuzim e jo veç pasivitet” tha Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …