Një kontingjent i “KFOR 1” i përbërë nga 31 ushtarë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, në Shqipëri, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në Kosovë, ka kryer misionin ushtarak, gjashtëmujor, në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, ku thuhet se gjatë misionit, efektivët kanë përmbushur detyra të ndryshme, e po ashtu kanë marrë pjesë në stërvitje me forcat aleate. Gjatë misionit, efektivët përmbushën detyra të ndryshme si patrullime dhe morën pjesë në stërvitje me forcat aleate, përfshirë ato bullgare, italiane dhe kroate, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …