Valdet Berisha: Kujtim për veteranin e Luftës së UÇK-së, Habib Morina, ( 1956 - 2018) në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta

Valdet Berisha: Kujtim për veteranin e Luftës së UÇK-së, Habib Morina, ( 1956 – 2018) në përvjetorin e ndarjes nga jeta

Fshati Gllarevë i komunës së Klinës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë 17 dëshmorë e 14 martirë, dhjetëra të plagosur rëndë e lehtë. Ky fshat gjatë luftës ka qenë një bastion i rezistencës së pandërprerë. Gjatë kohës së luftës, forcat serbe e kanë granatuar pa ndërprerë  dhe kanë djegur  e shkatërruar  të gjitha shtëpitë e fshatit.

Famlja e Abdullah Tahir Çelës është një familje me tradita atdhetarie. Më 15 gusht të vitit 1956, bashkëshortja e Abdullahut, Faza, lindi djalin të cilin e pagëzuan me emrin Habib.

Më vonë lindën edhe Mejremja, Ademi, Jaha, Mehedini, (dëshmor i kombit) Naseri e Luani.

Habibi shkollën fillore e kreu në Ujmirë të Klinës.  Të mesmen e ka mbaruar në Gjimnazin, “Luigj Gurakuqi” në fshatin Kijevë.  Kishte vazhduar studimet n Universitetin e Prishtinë dhe kishte diplomuar  në fakultetin Juridik.

Në këtë familje atdhetare, qysh në vitet 80, të shekullit të kaluar ishte  aktivizuar edhe një grup ilegal në krye me Shaban Shalën, më vonë epror i lartë ushtarak i UÇK-TMK-së. Në krye  të grupit ishte Shaban Shala me emrin ilegal, Dërguti, pastaj Kamer Raci,

(Dritani), Mejreme Morina, (Meli). Grupi kishte bashkëvepruar me Jakup Krasniqin, Rexhep Malën, Nuhi Berishën e veprimtarë të tjerë të Lëvizjes Kombëtare.

Në vitet 90, në kohën kur regjimi serb i Beogradit kishte pezulluar autonominë e Kosovës dhe kishte mbyllura shkollat e Fakultetet për shqiptarë, Habibi punoni mësimdhënës në fshat me qëllim për ta mbajtur gjallë shkollën shqipe. Ai po ashtu mbante kontakte dhe bashkëvepronte me dajën Shaban Shala e veprimtarë të tjerë.

Ishte edhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut në Klinë.

Policia serbe disa herë e kishte maltretuar por ai nuk ishte dhënë, sepse e dinte se dita për t’ i dalë përballë pushtuesit po afrohej.

Me daljen publike të UÇK-së, Habib Morina ishte në rrjedhë dhe në korrent të ngjarjeve përmes, veprimtarit të burgosurit politik dhe pjesëtarët të hershëm të Lëvizjes, Shaban Shala.

Habi me tërë familjen iu kishte bashkuar luftë së UÇK-së që në fillimin e krijimit të pikave të para.

Pa vonuar kthehen nga Perëndimi edhe dy vëllezërit e Habibit, Mehedini dhe Naseri, të cilët sistemohen në frontet e luftës.  Luftës, përveç Shaban Shalës, që ishte në rrjedha që nga fillimi,  me kohë iu kishin bashkuar edhe dajallarët e Habibit, Bedri Shala dhe Elmi Shala.

Në kohën e intensifikimit të luftimeve në verë të vitit 1998, gjatë luftimeve në Dukagjin në zonën e Junikut kishte rënë dëshmor, Bedri Shala së bashku me luftëtarin emblematik të luftës, Bekim Berisha. Po ashtu kishte rënë dëshmor, në Gexhë të Anadrinit edhe Mehedin Morina, vëllai i Habibit, i cili ishte kthyer nga mërgimi për t iu bashkuar luftës.

Habib Morina ishte sistemuar në radhët e Brigadës 113, Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës. Rënia dëshmor e vëllait, Mehedinit dhe dajës, Bedriut e kishte goditur rënë por ai nuk ishte thyer, i bindur se liria nuk fitohet pa gjak, të cilin ishte i gatshëm ta jete edhe vetë.  Ishte vazhdimisht në frontet e luftës, në radhët e para të saj  deri në mbarim, në qershor të vitit 1999.

Pas luftës, u bë pjesë e ndërtimit të institucioneve të para, të lira të Kosovës. Ishte kthyer në komunë si nëpunës i Gjykatës Themelore në Klinë, por nuk e reshti aktivitetin e tij shoqëror e organizativ.

Fillimisht ishte angazhuar në sigurinë e vendit dhe ishte emëruar komandant i Policisë së Rendit në Klinë.

Pastaj ishte emëruar kryetar o Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Përveç në familje dhe në punë, Habibi ishte prore me angazhime vullnetare në dobi të kombit e të atdheut.

Habibi ka lënë, bashkëshorten, Tahiren dhe bijtë e bijat: Elbasanin, Durinën, Taulantin, Qëndrimin, Albanën, Vlorën, Besën dhe Marigonën, që e përkujtojnë me mall por edhe me krenari të ligjshme si prind, i cili ishte angazhuar tërë jetën për ta, me qëllim që me bashkëluftëtarët e tij t’ ua sjellë edhe lirinë, të cilën e gëzojnë familja por dhe tërë Kosova.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Habib Morinës, në shërbim të kombit e të Atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …