RKL: Kush i ka shpërfillur dhe po i shpërfillë deklaratat e ish-kryetarit i bordit të gjyqtarëve të EULEX-it, anglezit, Malcom Simmons?

RTK: Një letër me 25 faqe e Malcolm Simmons, qysh me 3 qershor 2021, është dërguar në zyrën e kryeministrit, Kurti

Ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons kishte dërguar në drejtim të Kurtit, një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit. Mbi këtë bazë, duke kërkuar të raportojë në Kuvendin e Kosovës për të gjitha këto pretendime. Dëshminë e Simmonsit drejtuar kryeministrit, i ka siguruar RTK. Aty, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX-it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale. Deri më tani, nga qeveria nuk janë përgjigjur në këtë letër të Malcolm Simmons.

Ishte prokurori i parë i specializuar i Gjykatës Speciale në Hagë. Por, në këtë pozitë, David Schvendiman nuk qëndroi më shumë se dy vjet.

Asokohe kishte thënë se po jepte dorëheqje për shkak të zbatimit të ligjeve amerikane, që sipas tij nuk ia lejonin mbajtjen e kësaj pozite më gjatë.

Por, është ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, që po pretendon se pas largimit të z. Schwendiman fshihet edhe diçka tjetër.

Në dëshminë e tij 25-faqëshe drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Simmons ka shkruar se Schvendiman ishte përjashtuar për shkak se nuk kishte gjetur prova për krerët e UÇK-së.

Letrën e plotë të Simmonsit drejtuar Kurtit, nëpërmjet të cilës ai kërkon të raportojë në Kuvend.

Malcom Simmons pretendon se Gjykata Speciale ishte mbështetur nga ndërkombëtarët, për tu afruar me Serbinë pasi këta të fundit, nuk besonin në Gjykatat e Kosovës.

“Pas themelimit të Dhomave të Veçanta të Kosovës, fillova të dëgjoja thashetheme që qarkullonin te Menaxhmenti i lartë se Brukseli nuk ishte i kënaqur me prokurorin e Dhomave të Veçanta, David SchWendeman, sepse zyra e tij nuk kishte ngritur aktakuza. Insinuata në atë kohë ishte se zyra e prokurorit kishte menduar se provat kundër disa anëtarëve të profilit të lartë të UÇK-së ishin të pamjaftueshme. Isha i informuar se diskutimet vazhdonin në Bruksel me pikëpamjet që z. Schvendenman të zëvendësohej nga një person tjetër që do të mund t`i besohej.”, thuhet fillimisht në dëshminë e Simmons.

Në letrën që e dërgoi më 3 qershor, Malcom Simmons tregon deri në detaje pretendimet për keqpërdorime të EULEX’it në raste të ndryshme kundër ish-krerëve të UÇK’së.

Me kërkesën që të raportojë në Kuvend, Simmons ia ka bërë të ditur Kurtit, se dhjetëra dosje prokurorët e EULEX’it i kishin dërguar te Prokuroria e Beogradit. Sipas tij, EULEX’i asnjëherë nuk e kishte lejuar ta hetonte këtë gjë.

“Para caktimit tim si kryetar i gjyqtarëve të EULEX’it, isha në dijeni për diskutimet brenda EULEX’it në lidhje me transferimin e dosjeve te autoritetet prokuroriale të Serbisë. Unë gjithashtu isha në dijeni për bisedimet e vazhdueshme ndërmjet prokurorëve të EULEX-it dhe atyre të Serbisë. Në të vërtetë, prokurorët e EULEX-it udhëtonin në Serbi në shumë raste, për t`i diskutuar lëndët me prokurorët serbë. Kur u bëra kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it më 2014, zbulova që me dhjetëra dosje të krimeve të luftës u ishin dorëzuar autoriteteve prokuroriale në Serbi.”, i ka shkruar tutje Simmons kryeministrit Kurti.

Në letrën e tij, ish-gjyqtari flet për ndikime politike në rastin Kleçka, Drenica dhe atë të Oliver Ivanoviq. Të gjithë gjyqtarët që nuk respektonin urdhrat nga lartë, e që sipas Simmonsit vinin nga Brukseli, të njëjtit akuzoheshin për korrupsion.

Gjithçka në EULEX, sipas tij, varej për ta çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi.

“Ekzistonin po ashtu objektiva të qarta politike të misionit. Për komunitetin ndërkombëtar, prioritet u bënë marrëdhëniet me Serbinë dhe shtyrja përpara e dialogut Prishtinë-Beograd. Ata që e pengonin procesin shiheshin si obstruksionistë që duhej të largoheshin nga pozitat me pushtet dhe ndikim. Gjyqtarët e EULEX-it ishin mjeti për ta arritur këtë. Ajo që nuk mund të arrihej me anë të dialogut politik, do të arrihej përmes procesit të shtrembëruar gjyqësor. Këtu përfshiheshin personat e tërë spektrit politik, jo vetëm ish-komandantët e UÇK-së, por edhe politikanët e popullarizuar.”, thuhet në letër.

Deri më tani Qeveria nuk ka kthyer përgjigje për letrën e Malcom Simmons, përderisa i njëjti është në pritje të një përgjigjeje edhe nga Komisioni për Legjislacion. (RTK)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …