Vdes një person në QKUK nga Komuna e Malishevës, ndërsa familja dhe komuna njoftohen pas vdekjes se ka qenë i prekur me COVID-19

Një person ka vdekur në QKUK nga Komuna e Malishevës, i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes. Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunal, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive. Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur më 1953 nga fshati Banjë i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …