Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, foli në konferencën “Diplomacia ekonomike e Kosovës ‘Made in Kosova’”, në të cilën po marrin pjesë ambasadorë të Kosovës, ministra dhe përfaqësues të bizneseve vendore. Më ç’rast ai tha se zhvillimi ekonomik është faktori kyç me të cilin ndërlidhen proceset e tjera. Vetëm një rritje e fuqishme ekonomike siguron ngritje të nivelit të punësimit në vend, rrjedhimisht edhe ngritje të standardit jetësor. “Nuk do të mund të vazhdojmë gjatë duke mbajtur trendët e rritjes ekonomike, duke u bazuar kryesisht në investimet publike. Ne synojmë të jemi një ekonomi e konsoliduar e tregut të lirë, prandaj shteti nuk mund të zëvendësoj sektorin privat. Përkundrazi, shteti duhet të investojë në ato politika që kanë për efekt krijimin e një ambienti të favorshëm për potencialin zhvillimor të sektorit privat. Ky orientim nuk duhet të shihet vetëm si çështje kompetencash e këtij apo atij mekanizmi, e kësaj apo asaj ministrie. Angazhimi në këtë orientim na takon të gjithëve. Duhet të braktisim iluzionin se përmirësimi i gjërave vjen vetvetiu. Nëse nuk veprojmë, nëse nuk angazhohemi me gjithë energjitë tona, askush nuk do të merret me ne. Kosova ka mundësi dhe do të bëhet një rrëfim suksesi ekonomik” theksoi kryetari i Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të ngushta me administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur mbi rëndësinë e …