Veseli e Busek nënshkruajnë një projekt për Kuvendin

Veseli e Busek nënshkruajnë një projekt për Kuvendin

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka pritur në takim drejtuesin e Fondacionit Erste, Erhard Busek. Me këtë rast, ata nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe Fondacionit ERSTE, për zbatimin në Kuvendin e Kosovës të Projektit “Punëtoritë për demokraci”. Duke falendëruar përzemërisht për përkrahjen që Fondacioni po jep për Kuvendin e Kosovës, Veseli theksoi edhe njëherë përkushtimin e këtij institucioni për të rritur edhe më tej transparencën para publikut dhe për t’i ofruar qasje sa më të madhe qytetarëve në punën e atyre që i kanë zgjedhur me votë. “Projekti “Punëtoritë për demokraci”, është projektuar si program për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë në Kuvend, funksionimin e Kuvendit, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, si dhe rolin e mediave në një shoqëri pluraliste. Projekti zbatohet në formë të punëtorive, në të cilat fëmijët, me ndihmën e trajnerëve, nëpërmjet një përmbajtjeje interaktive dhe në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, mësojnë se si funksion demokracia.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …