Veseli: Kuvendi nuk do të ketë pushim pa u kryer agjenda me pikat që kanë të bëjmë me liberalizim të vizave

Veseli: Me votimin e ligjit për gjuhën shqipe po përmbushen të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli nëpërmjet një postimi e  ka përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe.

“Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …