Edi Rama

Vetëm tre muaj para zgjedhjeve, Edi Rama vendosi ndërrimin e katër ministrave të kabinetit qeveritar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tre muaj para zgjedhjeve  vendosi ndryshimin e kabinetit qeveritar jo me një, por me katër ministra.  Të gjithë janë ministra të Partisë Socialiste, 2 prej të cilëve me postet më delikate në qeveri, Saimir Tahiri ministër i Brendshëm dhe Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë. 2 te larguarit e tjerë janë Blendi Klosi i Mirëqenies Sociale dhe Bledi Çuçi i Ministrisë Antikorrupsion. Me shpjegimin që dha, kryeministri Rama u përpoq të shuajë zërat për konflikt brenda shumicës dhe mohoi se ndryshimet erdhën si rezultatet i protestës së opozitës.  Ndryshimet nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së  qershorit të fokusohen dhe të furnizohen me energji të reja në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …