Veteranët janë shpërndarë pas disa orë protestash në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Veterani dhe sekretar i OVL UÇK, Faton Klinaku  ka bërë thirrje protestuesve në “Sheshin Skënderbeu” në Prishtinë,  që të shpërndahen sepse beson se mesazhi të cilin ata e kanë pasur për qëllim, është përçuar.  “Nëse ata janë të vetëdijshëm dhe kanë gjak shqiptari, ose nuk do të futen më në seancë, pas pauzës, ose nëse hyjnë, do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës”, ka thënë Klinaku. Protestuesit janë shpërndarë të qetë, të bindur se deputetët liridashës do i mbrojnë vlerat e luftës e pavarësinë e vendit nuk do ta votojnë gjykatën Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …